Fitoi ndaj West Ham, Leicester shumë afër vendit të parë

LEICESTER, ENGLAND - OCTOBER 27: Referee Michael Oliver shows Mark Noble of West Ham United a red card during the Premier League match between Leicester City and West Ham United at The King Power Stadium on October 27, 2018 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Është mbyllur me rezultatin 1-2 takimi midis West Ham dhe Leicester City-t, ku këta të fundit kanë arritur të shënojnë dy herë portën e kundërshtarëve.

Ishte Leicester City skuadra që zhbllokoi e para rezultatin në minutën e 40 me anë të golit të Kelechi Iheanacho, por ky rezultat nuk zgjati për shumë pasi në minutën e 45 dhe të fundit të fraksionit të parë arriti që të barazonte rezultatin për West Ham Pablo Fornals.

Në minutën e 56-të të lojës Demarai Gray arriti që të kalonte sërish në avantazh skuadrën e Leicester, duke i siguruar kështu edhe fitoren me rezultatin 2 me 1.

Takimi me West Ham e afron Leicesterin akoma më shumë me Liverpoolin e vendit të parë, ndërsa për West Ham rezultati i sotëm e afron akoma më shumë me zonën e rrezikut./Përgatiti: Fjala.al/