Imazhe satelitore/ Një dekadë ndryshimi në Tokë e kapur nga hapësira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

10 vitet e fundit janë përfshirë nga një bum raportimesh të imazheve satelitore. Kjo është udhëhequr nga një rritje në numër e satelitëve tregtarë që ka zvogëluar koston e imazheve të tilla, dhe përparimet në teknologji që i kanë bërë imazhet me rezolucion të lartë të arritshme në shumë pjesë të botës, pothuajse menjëherë, madje edhe nga telefoni.

Ndërmarrja e imazheve satelitore të SHBA-së “Maxar Technologies Inc” ka publikuar imazhe të ngjarjeve më të mëdha të dekadës së kaluar duke përfshirë këtu e katastrofat natyrore.

Uraganet
Në vitin 2017, tre uragane të fuqishme – Harvey, Irma dhe Maria – u përplasën në pjesë të ndryshme të vendit, duke shkaktuar 265 miliardë dollarë dëme në katër javë.

Holiday Lakes before Hurricane Harvey's flooding in Simonton, Texas, USA, 03 April 2017 (issued 24 December 2019)

Holiday Lakes after Hurricane Harvey's flooding in Simonton, Texas, USA, 30 August 2017 (issued 24 December 2019)

Uragani Irma ishte stuhia e dytë më e fortë e regjistruar në Atlantik, e cila shkatërroi Karaibet dhe përfshiu qytetin e Floridës duke shkaktuar 50 milion miliardë dollarë dëme. Më pas ndodhi uragani “Maria” që shkatërroi pjesë të Porto Rikos dhe la pas dëme me vlerë 90 miliardë dollarë.

Derdhja e naftës 

Derdhja më e madhe e naftës në det të hapur në Amerikë ndodhi nga një shpërthim që vrau 11 njerëz. Ndodhi më 20 prill 2010, nga pajisja e shpimit “Deepwater Horizon”, e cila po nxirrte naftë.

The Deepwater Horizon oil spill in the Gulf of Mexico, 10 June 2010 (issued 24 December 2019), after an explosion in April 2010 destroyed the BP rig

Shkrirja e akullnajave

Akullnajat në Groenlandë filluan dekadën duke humbur rreth 54 miliardë ton (51 miliardë tonë metrikë) akull në vit. Ajo u ngadalësua në rreth 37 miliardë ton (34 miliardë tonë metrikë) në 2018 për tu rritur sërish në 2019.

The Viedma Glacier in Argentina, 15 May 2016 (issued 24 December 2019)

Akullnajat në Andet Jugore humbën rreth 37 miliardë ton (34 miliardë tonë metrikë) në vit në fillim të pjesës së dekadës, dhe në 2018-ën po humbnin afro 47 miliardë ton (42.5 miliardë tonë metrikë) në vit.

Lexo edhe :  Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Rritja e nivelit të detit nga humbja e akullit në të gjithë globin ka rritur përmbytjet, erozionin bregdetar dhe problemet e shëndetit dhe sigurisë, duke ndikuar në jetën e njerëzve, komunitetet dhe ekonominë.

Zjarret

Duke parë nga hapësira më 9 nëntor 2018, rrethinat e Kalifornisë shkëlqenin si qymyr i djegur. Tetëdhjetë e pesë njerëz vdiqën. Rreth 19,000 shtëpi, biznese dhe ndërtesa të tjera u shkatërruan.

The Camp Fire burning in Paradise Pines, California, USA, 09 November 2018 (issued 24 December 2019)

Tërmeti në Japoni- Fukushima

Një tërmet me madhësi 9.0 dhe tsunami gjigant goditi termocentralin bërthamor Fukushima  në Japoni më 11 Mars 2011, duke bërë që sistemet e tij kryesore të ftohjes të dështojnë, e duke sjellë  shkrirjen e tre reaktorëve dhe përhapjen e rrezatimit në komunitetet përreth dhe jashtë në det./Fjala.al/Përshtati: Kamela Liko/Burimi: DailyMail

The city of Sendai after a tsunami, Miyagi Prefecture, Japan, 12 March 2011 (issued 24 December 2019)

 

 

Të fundit

Ministri serb në gjendje të rëndë, Vuçiç: S’ka dorëzim

Ministri i Investimeve Publike dhe Kryetari i Bordit Ekzekutiv të Partisë Nacional Socialiste Serbe, Darko Glisiç, u sëmur papritur...

BE-ja pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

Bashkimi Evropian njoftoi më 5 gusht për pezullimin e tarifave hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 93 miliardë eurosh, pasi Brukseli arriti një...

Rama promovon atraksionet kulturore të Dropullit/ Udhëtime që të rrëmbejnë (FOTOT)

Bashkia e Dropullit në Gjirokastër ofron atraksione kulturore për të eksploruar për të gjithë të apasionuarit pas historisë. Kryeministri Edi Rama ka promovuar këto site...

Proda pret diplomatin e Kinës/ Luftë kundër krimit të organizuar mes 2 vendeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti në një takim zyrtar Ministër-Këshilltarin e Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Huang Xuehu. Fokusi i këtij...

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, BERZH miraton huanë 30 milionë euro

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim  do të mbështesë ndërtimin dhe elektrifikim e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë. Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ky...

Lajme të tjera

Web TV