Fluks në pikat kufitare, shqiptarët lëvizin për festat e fundvitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si dhe vitet e tjera edhe këtë vit, pikat kufitare po punojnë me ritëm të lartë për shkak të fluksit të njerëzve që lëvizin si për të dalë ashtu dhe për t’u futur në Shqipëri.

Për të përballuar këtë fluks policia ka bërë të ditur se janë shtruar numri i sporteleve në pikat e kalimit në mënyrë që të sigurohet një lëvizje e njëtrajtshme, por edhe e kontrolluar e qytetarëve.

Në pikën kufitare të Morinit, prej pasdites së djeshme dhe deri tani janë shënuar radhë të gjata të qytetarëve të Kosovës që po kthehen nga perëndimi për festat e fundvitit.

Po kështu ka pasur edhe qytetarë nga Shqipëria që kanë zgjedhur që festat t’i kalojnë në Kosovë.

Policia kufitare e Kosovës momentalisht punon me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata.

Sipas informacioneve nga Policia Kufitare e Kosovës deri tani nëpërmjet pikës Kufitare Morinë janë futur 3430 automjete dhe 8983 shtetas të huaj dhe shqiptarë në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve të doganës, fluksi më i madh i automjeteve është pasdite pasi shumë emigrantë zbresin në Durrës nga trageti, ndërsa në hyrje të Shqipërisë janë futur 3242 automjete dhe 7000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Në një njoftim të sajin Policia e Shtetit thotë se në kufirin jeshil janë shtuar patrullimet në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe me Policitë Kufitare homologe, me qëllim kontrollin sa më të mirë të kufirit, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë./Fjala.al/

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV