Serbia sërish në protesta kundër Vuçiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeqyteti Serb, Beogradi është përballur me një tjetër protestë kundër qeverisë këtë të shtunë duke e çuar numrin e tyre këtë vit në 56. Kanë qenë mbi 1000 persona, të cilët kanë organizuar protestën me moton “Një në pesë milion”.

Moto kjo, e cila është kundër veprimeve të disa qeveritarëve dhe politikave të Aleksandar Vuciç.

Protestuesit kanë vendosur pankarta pranë Radio Televizionit të Serbisë duke numëruar të gjitha skandalet që përfshijnë zyrtarët e lartë publikë.

Ata kanë përmendur disa raste duke përfshirë një fermë të quajtur “Jovanjica”, në të cilën ishte kultivuar marihuana si dhe rastin e Oliver Ivanoviç, politikanit opozitar në Kosovë që u vra më 2018-ën.

Në protestat e mëparshme është bërë thirrje edhe për lirinë e medieve, ndërsa ajo e radhës është planifikuar më 4 janar./Fjala.al

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV