Shqipëria ndër 20 destinacionet turistike për 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me afrimin e vitit 2020, të gjithë njerëzit që kanë etje për udhëtime, “The Poits Guys” ka përgatitur një listë me destinacione të jashtëzakonshme, duke filluar nga vendet më të njohura si Bostoni deri në vendet e panjohura si Etiopia.

Mes destinacioneve të listuara është edhe Shqipëria. , “The Poits Guys” shprehet se Shqipëria është duke ngjitur shkallët e klasifikimit në turizëm.

Riviera Shqiptare

Fshatra magjepsës dhe disa nga plazhet ende të virgjëra në Evropë po tërrheqin turistët në Shqipëri, një vend më pak i vizituar se Kroacia dhe Italia, i cili ndodhet në Gadishullin Ballkanik. Zhvillimet e reja në hotelieri dhe aviacion mundësojnë dërgimin e turistëve në brigjet e detit Jon.

Në Indeksin e Konkurrencës së Udhëtimit dhe Turizmit për vitin 2019 nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria u ngrit me 12 pozicione nga viti 2017, ku ishte një nga vendet me përmirësimin më të madh në listë.

Air Albania lançoi në Shtator 2018, linjën e re ajrore duke fluturuar për herë të parë flamurin shqiptar kombëtare, pasi ish-linja ajrore kombëtare u mbyll në vitin 2011.

Kompanitë e mëdha vazhdojnë të investojnë për një ngritje të turizmi në Shqipëri. Linja e hotelit të njohur “Hyatt”, po zhvillon një pronë në kryeqytet, ashtu si dhe “Meliá”, linjë spanjolle hotelesh, me një pronë të ardhshme në Tiranë (2021) dhe një resort në bregdetin e Durrësit.

Shqipëria është destinacion i shkëlqyer për vizitorët britanikë të cilët kërkojnë tarifa të përballueshme udhëtimi vajtje-ardhje, të klasit të biznesit.
Çfarëdo që të bëni, thjesht shkoni atje para se të gjithë të tjerët të kuptojnë se ku keni shkuar”, shkruan “The Point Guys”.
Burimi: The Point Guys Përgatiti: Fjala.al

Lexo edhe :  Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV