SPAK mbyll hetimin e parë, në janar vërshojnë dosjet e tjera

SPAK mbylli hetimet dhe dorëzoi dosjen e parë hetimore në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Tetë persona akuzohen nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, si anëtarë të një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike.

Dosja ishte hetuar nga ish-prokurorët e Krimeve të Rënda dhe dorëzuar pranë gjyqësorit nga prokurorët e posaçëm.

Prokurorët e posaçëm llogaritet që në fillim të janarit 2020 të dorëzojnë një sërë dosjesh të përfunduara nga kolegët e tyre ish prokurorë të Krimeve të Rënda.

Ndërkohë nga prokuroritë e rretheve gjyqësore vazhdojnë të vërshojnë dosje të tjera hetimore kryesisht për çështje korrupsioni në nivele të ulëta.

Sidoqoftë, sfida e parë e SPAK do të jetë pikërisht hetimi në nivele të larta të zyrtarëve, e po ashtu krimi i organizuar./Fjala.al/