Tërmeti/ Rama i jep medaljen e artë babait të Nertila Kapajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeminstri Edi Rama, ka nderuar me medalje të artë zjarrfikësin Luan Kapaj, i cili ishte gati të sakrifikonte jetën e tij për shpëtimin e njerëzve që ishin nën rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Rama është shprehur se ka qenë shumë i prekur në momentin që  ka dorëzuar medaljen duke shtuar se njerëzve të përditshmërisë nuk ju shihet vlera dhe rëndësia që ata kanë për punën që bëjnë.

“Sot unë dëshiroj që t’i jap Luanit medaljen e artë për vlerësim profesional, që në fakt është krijuar prej disa kohësh dhe që është dhënë për herë të parë trupave që na ndihmuan për kërkim shpëtimin, por është e para që i jepet një individi. Duke dhënë këtë medalje e vendosim stekën shumë lart për individë të tjerë që meritojnë të vlerësohen. Më vjen mirë që e shoh përditë se ajo çfarë njerëzit tanë bënë në këtë krizë që ishte më e madhe se sa vetë ne, ka frymëzuar të gjithë ata që pa qenë të thirrur për heroizma, kontribuuan për rindërtimin”, tha Rama.

Rikujtojmë se Luan Kapaj është babai i aktores Nertila Kapaj, e cila në rrjetet sociale njihet si “vajza e 500 trëndafilave”.  Ajo mori këtë nofkë pasi i dashuri i saj Jetnis Dollapi i dhuroi 500 trëndafila për ditëlindje.  Jetnis Dollapi ka humbur jetën në gusht të 2016 pas një aksidenti me motor.

Ky emër është i njohur për policinë dhe publikun pasi disa vite më parë, në vitin 2010, i riu u arrestua dhe më pas u dënua për përplasje me armë mes grupeve muzikore të rep-it, OTR dhe TBA.  Jetnisi mbështeste grupin e këngëtarit Stresi gjatë një sherri që ata kanë pasur në vitin 2010 me grupin e këngetarit tjetër Noizy./Fjala.al

Të fundit

‘Paradoksi’ socialist i shtimit të mandateve parlamentare me më pak vota

Eduard Zaloshnja Votat e diasporës i shtuan vetëm 1 mandat socialistëve – të nëntin në Qarkun Vlorë (por pa filluar...

Rama publikon pamjet nga Mati/ Një destinacion që s’duhet lënë pa u vizituar! (VIDEO)

Numri i turistëve në vend, vijon të mbetet i lartë. Të huajt zgjedhin çdo ditë e më shumë si destinacion për pushime Shqipërinë. Kryeministri Edi...

Gazetarja “lëshon gjuhën” me Eglin: U këndon ish-ave!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetarja Enki Braçaj u ndal mes te tjerash te kënga e re e ish-finalistes së...

Ish-shefi i CIA tregon vendin e radhës që do të sulmojë Rusia, ja kë fajëson ai

Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një...

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV