Atentat kryebashkiakut të Lushnjës, në kërkim ish-shoferi

Kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe, i është bërë atentat mëngjesin e sotëm në ambientet e bashkisë.

Raportohet se ai është plagosur nga një granatë që ka shpërthyer në zyrën e tij. Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, sekretarja e bashkisë së Lushnjes, Erisa Qalliu.

Bëhet e ditur se Tushe dhe Qalliu ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se granata është hedhur nga ish- shoferi i ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Gëzim Saraçi, i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në momentin kur Tushe ka shkuar në zyrë, kur është paraqitur me granatë atentatori.

Dyshohet se në momentin e largimit ai është ndihmuar edhe nga persona të tjerë.

Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar edhe kryeministri i vendit Edi Rama, dhe kryeprokurori Olsian Çela.

“Në përditësim”