Rama zhvlerëson Gent Cakajn, shtyhet vendimi për pasaportat diplomatike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I shumë diskutuar si propozim për Ministër i Jashtëm, Gent Cakaj ishte edhe basti i kryeministrit Rama në atë “betejë” institucionale edhe me Presidentin Meta, si njeriu i duhur i diplomacisë shqiptare.

Por, pas zhgënjimit për çeljen e negociatave, duket se Cakaj nuk është i preferuari i Ramës në krye të këtij institucioni dhe kjo ka qenë tepër e theksuar ditët e fundit.

Rasti më i fundit është edhe zhbërja e vendimit që Cakaj propozoi me aq pompozitet në qershor të 2019-s, përdorimi i pasaportave diplomatike apo shërbimit deri në fund të vitit.

Ndërsa ende nuk janë publikuar vendimet e mbledhjes së fundit të qeverisë, Top Channel raporton se Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të shtyrë vlefshmërinë e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit.

Ky vendimi i marrë së fundmi rrëzon vendimin e marrë më 12 qershor kur u vendos se “formati ekzistues i pasaportës diplomatike dhe shërbimit është i vlefshëm deri në datën 31 dhjetor 2020”. Me vendimin e ri ky afat është shtyrë deri më 31 dhjetor të 2021-shit.

Por, kundërshtitë më të mëdha i kishte pika 14, ku parashikohej se: “Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019.”

Me vendimin e ri është ndryshuar: “Subjektet, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 qershor 2020.”

Më herët, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kundërshtoi vendimin e qeverisë për heqjen e pasaportave diplomatike me pretendimin se po cenohej statusi i gjyqtarëve dhe se VKM-ja e datës 12 qershor 2019, sipas gjyqtarëve, ishte e paligjshme. Gjithsesi, ankimimi i Shoqatës u rrëzua në Gjykatën Administrative, por së fundmi është Qeveria që ndërhyn për të shtyrë afatin e përdorimit.

Lexo edhe :  Dita e Europës/ Rama: E gjen Shqipërinë më afër ëndrrës, me diellin që lind nga perëndon

Gjyqtarët janë vetëm një prej kategorive që pajisen me pasaporta diplomatike dhe shërbimi, ashtu si pjesa më e madhe e funksionarëve publikë.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV