Detaje të reja kanë dalë nga atentati i kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe, duke shtuar edhe dyshimet që çuan në këtë ngjarje.
Fillimisht u dyshua se ish-shoferi Gëzim Saraçi kreu atentatin si shenjë hakmarje për pushimin nga puna.
Po zbulimi i faktit se ai ishte pushuar nga puna, 5 vite më parë, e zbeh këtë pistë.
Saraçi njihet në Lushnje si përdorues droge. Motivet e këtij krimi dyshohet se lidhen me detyrën dhe mosmarrëveshjet në disa punë që kryebashkiaku Tushe ka pasur me shoferin, jashtë postit të tij, që tashmë do bëhen objekt hetimi lidhur me këtë ngjarje.