Horoskopi për ditën e martë, 31 dhjetor 2019

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Mendoni, rimendoni dhe vlerësoni çdo gjë që do të ndodhë. Duke nisur nga ky fundvit, do të kuptoni se do të nisë një fazë e mbushur me frymëzim dhe risi, ide dhe projekte. Ka shumë mundësi edhe situata të cilat duhet të gjejnë zgjidhje sa më parë.

Demi

Jeni aq pozitiv sa që doni t’iu përkushtoheni sa më shumë projekteve të reja, në vend që të mendoni për të festuar. Shumë prej jush kanë vendosur që ti vënë vetes rregulla fikse në përditshmërinë e tyre.

Binjakët

Duket se për ju Viti i Ri do të jetë i mbushur me mendime dhe reflektime. Do të keni probleme me çështjet e zemrës dhe në raportet që kanë të bëjnë me ndjenjat. Do të përballeni me shqetësime lidhur me çështje që kanë të bëjnë me besnikërinë dhe nuk do të ndiheni plotësisht të kënaqur.

Gaforrja

Ka shumë mundësi që të pushoni gjatë kësaj dite, por e ardhmja do të jetë e mbushur me nervozizëm. Do të ndiheni të acaruar shpesh dhe kjo situatë do të përmirësohet vetëm me ardhjen e pranverës.

Luani

Për të gjithë të lindurit e kësaj shenje, çdo gjë do të jetë bardhë e zi. Qartësohuni me njerëzit që keni përreth dhe rrini larg atyre që nuk ju bëjnë mirë.

Virgjëresha

Ju pëlqen që të planifikoni çdo gjë dhe të mos merreni me gjëra të tjera. Disa nga ju mund të vuajnë një largim apo një moskuptim me një njeri të afërt.

Peshorja

Profesionalisht ky nuk ka qenë viti më i mirë, edhe pse keni arritur disa rezultate, lodhja ka qenë vërtetë e madhe. Bëni kujdes dhe mos lejoni që të dominoheni nga nervozizmi.

Lexo edhe :  Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Akrepi

Dita do të jetë një ditë e mbushur me re për të lindurit e kësaj shenje, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë. Me kalimin e ditëve, do të arrini që të gjeni energjitë e duhura, por mos i çoni dëm duke i shpërdoruar kudo.

Shigjetari

Gjatë këtij viti duhet ti jepni fund raporteve konfliktuale në dashuri dhe atyre të komplikuara. Bëni mirë që të largoni degët e thata dhe të rrini larg situatave të vështira.

Bricjapi

Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Sa i takon ndjenjave, do të nisë diçka e re dhe e freskët. Lidhur me projektet e punës, duhet që ti mbani këmbët në tokë dhe të veproni me kujdes.

Ujori

Vështirë se do ti vini nën fre të lindurit e kësaj shenje dhe viti që do të nisë, nuk do ju lejojë që t’iu ikni situatave, shkruan noa.al. Me gjasë do të jeni të drejtpërdrejtë, veçanërisht në dashuri.

Peshqit

Kujtimet do të sjellin ndjesi melankolie, por kjo gjë është normale. Mund të mendohet për momente pozitive por edhe negative. Mundohuni që të jeni të qetë, në mënyrë që ta kaloni sa më mirë nisjen e vitit.

Të fundit

Spartak Ngjela: Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet, edhe pse i ka humbur

Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij...

Oferta e fundit e Liverpool për Isak vendos rekord!

Liverpool është padyshim "mbreti" i merkatos së kësaj vere, por klubi i kuq ende nuk e ka mbyllur merkaton pasi pret të bëjë edhe...

Mjeti lundrues pëson defekt në motorr, Policia u vjen në ndihmë turistëve

Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defect në motorr. Përmes një...

26-vjeçari nga Gambia përdhunon 60-vjeçaren në një park në Romë

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është arrestuar dhe ka pranuar krimin. Gjatë...

Lisbonë, 22-vjeçari goditet për vdekje nga demi

Një ngjarje tragjike ka tronditur arenën “Campo Pequeno” në Lisbonë të Portugalisë, ku një 22-vjeçar humbi jetën pas një përplasje të fortë me një...

Lajme të tjera

Web TV