Haradinaj: Kurti të formojë qeverinë ose të lirojë rrugën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ramush Haradinaj , i cili vazhdon të jetë kryeministër në detyrë i Kosovës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti nëse nuk e kanë në plan ta bëjnë Qeverinë, atëherë duhet të lirojnë rrugën që vendi të mos rrezikohet.

Nëse partitë na ftojnë në konsultë për të gjetur formula për rrugëdalje, unë nuk hezitoj. Por nuk shkoj tek zoti Kurti nëse më thërret. Por nëse ai nuk e ka në plan ta bëjë, atëherë është mirë të lëshojë rrugë. Ne duhet të bëjmë diçka për buxhet”, është shprehur Haradinaj në Radio Televizionin e Kosovës.

Ai ka thënë se qëllimi i Albin Kurtit është që ta djegë politikisht LDK-në.

Koncepti Kurti është mashtrim. Ai kështu e ka mbajtur LDK-në edhe para zgjedhjeve, derisa e ka djegur. Kështu është duke e mbajtur LDK-në edhe tani. Kjo është agjenda e tij. Unë jam i bindur që ai për pak përqindje e çon Kosovën prapë në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV