Thaçi i ‘përvishet’ Ramës: Po i jep alibi Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë konferencës së fundvitit, nuk ka lënë pa përmendur iniciativën Mini-Schengen duke mos anashkaluar çështjen e njohjes së Kosvës nga ana e Serbisë.

Sipas tij, Kosova nuk është trajtuar si shtet dhe kjo i ofruar Serbisë alibi për shtyrjen e njohjes. Ai nuk ka harruar të përmendë mungesën e Kosovës në tryezën e Mini-Schengen.  Thaçi i mëshon faktit se Kosova nuk ka qenë e ftuar fare e as e trajtuar si shtet i pavarur dhe sovran.

“Ne jemi vëllezër, nuk do të mund të tradhtoj as interesat e Shqipërisë, as për Kosovën sepse të dy shtetet tona funksionojnë si shtete normale, me kushtetuta dhe shtete moderne. Vlerësoj kontributin e mikut tim, kryeministrit të Shqipërisë. Edi Rama është miku im i zgjedhur, vlerësoj angazhimin e tij për paqe dhe stabilitet, por, në të njëjtën kohë vlerësoj që Serbia duhet të trajtohet me një tjetër gjuhë. Në fakt iniciativa të tilla që nuk e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur, i ofrojnë alibi Serbisë për shtyrjen e njohjes.

Kosova është shumë e interesuar dhe ka dëshmuar veten për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit – si parakusht për lëvizje më të shpejt në BE dhe NATO. Jemi të bindur se bashkëpunimi rajonal hap përspektivë të gjithanshme. Dua të sqaroj se në takimin e parë në Novi Sad, në mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut – Kosova nuk ka qenë e ftuar fare e as e trajtuar si shtet i pavarur dhe sovran”, tha Hashim Thaçi./Fjala.al

Të fundit

Asani dhe Berisha të bindur: Marrim 3 pikë ndaj Letonisë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në Malaga, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren...

Gjendet i pajetë në brigjet spanjolle Miklovan Danaj

I raportuar i zhdukur nga familjarët që prej muajit maj, shkodrani Miklovan Danaj është gjetur i vdekur në bregdetin e Marbellës në Spanjë. Ka qenë...

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga e tij do të jetë...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Lajme të tjera

Web TV