Aksident fatal në Tiranë, këta janë dy personat që humbën jetën

Një aksident shumë i rëndë me pasojë vdekjen e dy kalimtarëve ka ndodhur në  rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë. Viktima kanë mbetur një burrë dhe një grua.

Sipas policisë viktimat janë Erion Balla 36-vjeç nga Rrësheni i Mirditës ndërsa gruaja që humbi jetën është 72-vjeçarja H.S banuese në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M duke përfshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Në aksident të janë përshirë një makinë tip ‘Golf’ ngjyrë blu me targa ‘AA 758 YZ’ Golf  ndërsa makina tjetër është një ‘Volksëagen Neë Beatle’ ngjyre gri  me targa ‘AA 544 SX’. Policia ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes./Fjala.al