Ekzekutoi të bijën dhe dhëndrrin, zbardhen shkaqet e vrasjes makabre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e ndërrimit të viteve, 55-vjeçari shqiptar Osman Shaptafaj ekzektoi me armë zjarri vajzën e tij 25 vjeçe, Lindita Musai dhe bashkëshortin e saj 29 vjeç Veton Musai.

Ngjarja makabre tronditi të gjithë opinioni publik në Australi dhe më gjerë. Shkak i kësaj tragjedie mendohet të jetë bërë fakti se 55-vjeçari nuk pranonte largimin e vajzës nga shtëpia.

Mediat vendase raportojnë se Shaptafaj kishte një marrëdhënie të vështirë me familjen e tij, madje shtohet se 25-vjeçarja ishte përpjekur të krijojnte një jetë të re larg babait të saj, por ëndrra u pre në mes pasi u qëllua me breshëri plumbash së bashku me burrin e saj në prag të Vitit të Ri.

Daily Mail Australia shkruan se Lindita Musai kishte frikë nga babai i saj dhe shtohet se një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha 25-vjeçarja kishte duruar një edukim ‘të vështirë’.

“Unë thjesht do të them se nuk kishte të bënte me formimin e tij ose me besimin e tij, pasi ai nuk ka besim”,-tha burri.

Sipas po këtij personi pretendohet se vajza e vrasësit të dyshuar ishte larguar me guxim për të filluar një jetë paqësore me burrin e saj, por që përfundoi në tragjedi pasi çifti u sulmua në shtëpinë e tij në Yarraville, Western Melbourne. 55-vjeçari shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë, pasi qëlloi edhe veten me armë pas ekzektumit të çiftit./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV