Ju njohim me këshilltaren shqiptare në kabinetin e presidentes kroate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kabinetin e presidencës kroate ka vetëm një shqiptare. Ajo është Gentiana Fana. Në një prononcim mediatik ajo ka folur për politikën shqiptare dhe për pozitën e saj në raport me vendet evropiane.

Fana, që preh disa kohësh këshillon presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviç, ka treguar se do të jetë e gatshme në të ardhmen të shërbejë si politikane edhe në Kosovë.

26-vjeçarja shqiptarja me prejardhje nga komuna e Drenasit, Gentiana Fana, shërben prej disa vitesh si këshilltare për të rinjtë në presidencën kroate.

Në një intervistë për gazetën “Zëri” Fana ka treguar se si ka arritur ta marrë pozitën e këshilltares së presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç. Ajo ka folur për angazhimet e saj në Kroaci, për ambiciet e saj për të ardhmen dhe për mundësinë që ajo të shërbejë si politikane në Kosovë.

Ndër të tjera Fana ka përmendur edhe ngjashmëritë e dallimet mes kulturës shqiptare dhe asaj kroate. Mirëpo pavarësisht suksesit të saj atje, ajo është shprehur e shqetësuar për politikën shqiptare për korrupsionin dhe për sfidat tjera me të cilat po përballet Kosova.

Sipas saj, as diplomacia kosovare nuk është në nivelin e duhur duke aluduar se në krye të saj qëndrojnë persona, të cilët nuk janë kompetentë.

Image
Gentiana Fana

Sa i përket raportit me vendet tjera evropiane Kosova ka shumë shtete mike e partnere. Mirëpo diplomacia e Kosovës nuk është më e fuqishme si dikur dhe duhet të angazhojmë ekspertë, të cilët kanë dijeni për diplomaci e jo të angazhojmë figura sa për t’i mbushur karriget”, ka thënë Fana për “Zërin”.

Ajo ka përfunduar Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit. Duke komentuar skenën politike në Kosovë, ajo thotë problemi i parë është analfabetizmi politik me të cilin nuk po ballafaqohet vetëm Kosova, por e gjithë bota.

Lexo edhe :  Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

Mirëpo në Kosovë është problemi që analfabetizmi politik ekziston tek elitat politike dhe në institucione vendimmarrëse. Pastaj është edhe problemi i korrupsionit, i cili më duket se nuk ka të ndalur.

Është e pabesueshme që elitat politike e fëmijët e tyre jetojnë një jetë luksoze, ndërsa në të njëjtën kohë ka njerëz të cilët punojnë për 100 euro në muaj. Gjithashtu, më duket që elitat politike e kanë humbur lidhjen me popullin dhe nuk i kuptojnë brengat me të cilat ballafaqohen.

Sa i përket raportit me vendet tjera evropiane Kosova ka shumë shtete mike e partnere. Mirëpo diplomacia e Kosovës nuk është më e fuqishme si dikur dhe duhet të angazhojmë ekspertë, të cilët kanë dijeni për diplomaci e jo të angazhojmë figura sa për t’i mbushur karriget”, thekson Fana.

Ajo thotë se në Kroaci jetojnë rreth 18 mijë shqiptarë, por për fat të keq ende nuk kemi shqiptarë nëpër institucione vendimmarrëse.

E kemi deputeten në Parlamentin e Kroacisë, e cila përfaqëson pesë pakica duke përfshirë edhe pakicën shqiptare dhe e kemi deputetin në qytetin e Zagrebit.

Falë Ligjit kushtetues për Pakicat Kombëtare e kemi edhe Këshillin e Pakicës Shqiptare në Zagreb, ku jam nënkryetare.

Këshilli përbëhet nga 25 shqiptarë dhe qëndron si trup këshillor i qytetit të Zagrebit në këtë rast. Vetëm në këtë Këshill kemi 8 mjekë.

Më vjen keq që nuk kemi më shumë shqiptarë të angazhuar në institucione të ndryshme, por shqiptarët në Kroaci me aktivitetet e ndryshme po i thyejnë paragjykimet të cilat ekzistonin deri më tani.”, nënvizon Gentiana Fana.

Image

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV