Tirana 1950: Pionierë, Partia ju uron Vitin e Ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mund ta cilësosh edhe si “surprizë” që na vjen nga një kohë e largët. Ja si duket Tirana e vitit 1950, pikërisht në periudhën e ndërrimit të viteve.

Propagandë nëpërmjet festës.

Në faqen e tij në Facebook, Valter Gjoni, studiues por dhe shefi i zyrës së protokollit dhe ceremonialit në Bashkinë e Tiranës, ka postuar një foto të vjetër bardhezi dhe shkruan këtë diçiturë:

“Foto historike. Zbukurimi i qendrës së Tiranës për Vitin e Ri 1950. Lexoni urimet e afishuara”

Në mur janë shkruar këto urime. Nga e majta: “Pionierë dhe fëmijë të Tiranës. Partia dhe populli ju urojnë Vitin e Ri, të gëzuar, të mbarë dhe plot me suksese”.

Në mes është një pikturë e thjeshtë ku disa fëmijë janë mbledhur dhe kërcejnë rreth bredhit të Vitit të Ri.

Dhe në të djathtë të murales është shkruar: “Nxënës dhe nxënëse le të jetë viti 1950 viti i fitoreve të reja në mësime, në shkollë dhe në jetë”.

Sipas Valter Gjonit kjo nuk është një murale, por këndi i emulacionit që kishte Tirana në vendin që ne e njohim sot si sheshi “Skënderbej”.

 

Përgatiti: L.Veizi

Të fundit

“2 shtriga këmbëngulëse”/ Rama kritika deputetëve të PS: S’u keni qëndruar pranë njerëzve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim mëngjesin e sotëm me deputetë dhe kandidatë për deputetë të PS në...

Popullsia totale, Shkodra dhe Kukësi me rënien më të madhe të popullsisë

Ndërmjet 2011 dhe 2023, popullsia ka pësuar rënie në të gjitha qarqet e vendit dhe për Tiranën ka rritje me vetëm 1.2%. Sipas të dhënave...

Ambasada e amerikane: Kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr vizën do të dëbohet!

Ambasada amerikane ka dalë me një njoftim të rëndësishëm duke përcjellë mesazhin e qartë se kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr vizën amerikane...

‘Hekuri rrihet sa është i nxehtë’ Tragjedia në Koçan, kambanë alarmi edhe për Shqipërinë!

Le të shërbejë tragjedia e fqinjëve si kambanë alarmi për të marrë sa më shpejt masat e duhura parandaluese, para se të jetë vonë. Hekuri...

Rama: Takova 100 të rinj të FRPD, s’kanë lidhje me surratin e opozitës në Tiranë!

Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht Kryetari i Partisë Socialiste tregoi ditën e sotme nga Vlora një eksperiencë të tij, që siç e konsideroi ka qenë një nga surprizat...

Lajme të tjera

Web TV