Kryesimi i OSBE-së/ Ish-ministri: Rama e ktheu në karikaturë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer kryesimin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, OSBE-në, në një krikaturë.

Këtë reagim Shehu e ka bërë përmes një postimi në “Facebook”, ku shkruan se vetëm një ditë pasi kryesimi i OSBE-së u mor nga Shqipëri është duke u kthyer në komedi.

Sipas ish-Ministrit OSBE kërkon që të nxjerrë nga kriza vendet që janë në situatë të tillë, ndërsa nga ana tjetër Rama e ka zhytur vendin në një “kriza politike institucionale” dhe citon këtu dhe Bundestagun.

“Rama e katandisi kryesimin e OSBE në një karikaturë.

“Shqipëria në krizë” do të kryesojë OSBE, ky është titulli ironik i mediave ndaj marrjes dje të drejtimit të asaj organizate.

Duhej të ishte ky një mundësi promocioni për ne dhe një mesazh për OSBE-në, kur në fakt po kthehet në një komedi.

OSBE është një organizëm që kërkon të nxjerrë nga krizat ata që janë, Rama e ka futur vendin në një “krizë politike e institucionale” sipas Bundestagut.”-shprehet ai.

Më tej,Tritan Shehu thekson se kjo organizatë ka si prioritet zgjedhjet e lira e të ndershme, ndërsa sipas tij kreu i qeverisë ka zhvilluar zgjedhje të blera.

“OSBE ka prioritet zgjedhjet e lira e të ndershme, Rama ka zhvilluar zgjedhje të blera politike dhe një farsë “votimi” më 2019, sipas vetë OSBE.”-shkruan ndër të tjera ish-Ministri.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Rama e katandisi kryesimin e OSBE në një karikaturë.

“Shqipëria në krizë” do të kryesojë OSBE, ky është titulli ironik i mediave ndaj marrjes dje të drejtimit të asaj organizate.

Duhej të ishte ky një mundësi promocioni për ne dhe një mesazh për OSBE-në, kur në fakt po kthehet në një komedi.

Lexo edhe :  Kokalari sulmon Pilinçin: Agron Llakaj duhet të japë dorëheqjen

OSBE është një organizëm që kërkon të nxjerrë nga krizat ata që janë, Rama e ka futur vendin në një “krizë politike e institucionale” sipas Bundestagut.

OSBE ka prioritet zgjedhjet e lira e të ndershme, Rama ka zhvilluar zgjedhje të blera politike dhe një farsë “votimi” më 2019, sipas vetë OSBE.

OSBE lufton për një drejtësi eficiente, etja e Ramës për ta kontrolluar atë na ka çuar në një dekapitim të atij sistemi, pa Gjykatë të Lartë e Kushtetuese.

OSBE ka si flamur pluralizmin, Rama sot përdor një Parlament monist e antikushtetues 122-sh, me 42 «pupacë» në atë, një qeverisje lokale sovjetësh, etj.

OSBE ka prioritet liritë e medias, të njeriut, ndërsa Rama miratoi në atë Parlament një ligj të tipit «agjitacion e propagandë», deporton individë pa asnjë transparencë e vendim gjykate….

Dhe kështu mund të vazhdohet deri te nevoja që ka OSBE për të pasur si interlokutore një Ministri të Jashtme serioze e profesionale!

Ndërsa Rama e ka katandisur dhe atë në një ngrehinë, që nuk luan asnjë rol…që as nuk dihet se cilin ka për Ministër.

Në këto kushte ky rast i humbur veçse na vendos në rolin e «bedelit» duke na bërë qesharakë, si dhe komprometon atë institucion prestigjioz./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë,...

Açka: Ku janë ish-ministrat, ish-drejtorët dhe të privilegjuarit e pushtetit të PD?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar me një shkrim të titulluar “Prania e padukshme”, ku shprehet se opozita shqiptare po përballet me një...

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me një rritje domethënëse të...

1973 – Kriza e pengjeve në Stokholm dhe lindja e Sindromës së Stokholmit

Më 23 gusht 1973, një ngjarje e pazakontë ndodhi në qytetin e Stokholmit, kryeqyteti i Suedisë, që më vonë do të bëhej baza për...

Lajme të tjera

Web TV