Kush e hartoi Mini-Schengen? Ministri serb flet pa doreza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Projekti i shumë përfolur që prej tetorit të vitit të kaluar, Mini-Schengen është një iniciativë e propozuar nga Serbia me qëllim heqjen e të gjitha barrierave.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, i cili nuk ka harruar të përmendi përsëri taksën 100% të mallrave që vijnë nga Serbia. Është pikërisht kjo taksë, e cila ka shtuar shqetësimin e Beogradi, i cili i mëshon faktit se heqja 100% e saj do të hapë rrugën për heqjen e të gjitha barrierave mes dy shteteve.

“Unë mendoj se jemi larg nga ai (vazhdimi i dialogut), sepse institucionet e Kosovës duhet të krijohen. A do të krijohen apo jo është një pikëpyetje e madhe. Taksa është një vendim që se ka parë historia, kështu që ne nuk e konsiderojmë Kosovën si një shtet tjetër dhe këtu nuk bëhet fjalë për raporte bilaterale .

Beogradi propozon Mini-Schengen, heqjen e të gjitha barrierave, dhe Prishtina vendos taksë 100%. Është totalisht një vendim kundër përpjekjeve për normalizim dhe pajtim në gjithë rajonin. Ne nuk jemi shumë optimist rreth kësaj, por ne do të shohim si do të rrjedhë situata. Në çdo rast Serbia do të jetë një faktor konstruktiv”, ka thënë Ivica Daçiq./Fjala.al

Të fundit

Rama takim me të rinjtë e Durrësit, të pranishëm dhe kandidatët e qarkut

Rama është fokusuar në votuesit për herë të parë dhe këtë radhë ka zgjedhur Durrësin për të folur për...

Rama e Berisha, të gjithë për një dhe një për të gjitha

Lorenc Vangjeli Bota e vogël shqiptare nuk do të përmbyset të nesërmen e zgjedhjeve. Si të rikonfirmohet pushteti i zgjatur i socialistëve, si të ndodhë...

Zgjedhjet/ OSBE-ODIHR takim me Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave pesonale

Dervishi e informoi Ambasadorin Zanier mbi hapat e ndërmarra nga Zyra e Komisionerit në kuadër të monitorimit të procesit zgjedhor, duke ngritur edhe një...

Inteligjenca artificiale “e etur” për energji elektrike! Kërkesa do të rritet me 125%

Përdorimi i inteligjencës artificiale ka bërë që konsumi i energjisë elektrike në qendrat e të dhënave të dyfishohet deri në vitin 2030, duke paraqitur...

Mbërrin në Portin e Durrësit anija e parë muze ‘Art Explora’, qëndron deri më 12 Prill

Mbërrin në Portin e Durrësit anija e parë muze në botë "Art Explora", e cila ofron festivalin shëtitës që lundron nëpër dete dhe oqeane...

Lajme të tjera

Web TV