Moti ekstrem i 2020-ës, çfarë parashikohet për Shqipërinë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Germanwatch” ka publikuar indeksin global të riskut klimatik për vitin 2020 ku merr në analizë 152 shtetet të botës dhe mat impaktin e kushteve ekstreme të motit, si përmbytjet, valët e të nxehtit, stuhitë, etj, gjatë 2 dekadave të fundit.

Të dhënat tregojnë se Shqipëria është ndër vendet më pak të rrezikuara në botë sa i përket kushteve ekstreme të motit, dhe renditet në vendin e 125-të në indeksin e përgjithshëm, ku vendi i parë, që i takon Japonisë, është ai me rrezikun më të lartë.

Renditja i referohet vitit 2018, ndërkohë që përgjatë të gjithë periudhës 1999-2018, Shqipëria renditet në vendin e 129-të në botë.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Serbia është në zonën e nxehtë dhe duket të jetë vendi më i vuajtur, ndërkohë që më pas ndjek Bosnje hercegovina e Shqipëria. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova e vuajnë më pak se ne kërcënimin e motit të egër. Shqipëria ka një renditje mjaft të mire në këtë drejjtim sa i përket fataliteteve si pasojë e kushteve ekstreme të motit, ku renditemi të 137-tët në botë, por jo e njëjta gjë mund të thuhet në drejtim të dëmit ekonomik, ku renditemi në vendin e 87-të në botë.

Në nivel global, Puerto Rico , Myanmar dhe Haiti janë vendet më të prekura nga kushtet ekstreme të motit gjatë 2 dekadave të fundit, ndërsa vendi më i sigurtë rezulton të jetë Bahrein./Scan

Të fundit

Volos, shqiptari masakron gruan para 4 fëmijëve

Mariola Nakoleci, 36 vjeçe dhe nënë e katër fëmijëve, ka ndërruar jetë në zonën e Volosit në Greqi. Ajo...

Nafta në Shqipëri kushton më shumë se në Monakon e miliarderëve

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Evropë dhe i shtati në botë për çmimin më të lartë të naftës. Në...

OKB e konfirmon: Vdekjet nga uria në Gaza, një krim lufte i Izraelit

OKB-ja ka thënë se sulmet intensifikuese dhe “bombardimet e pamëshirshme” në qytetin e Gazës po shkaktojnë “një numër të madh viktimash civile dhe shkatërrime...

Flamurtari firmos kontratë 20 milionë euro me Real Madridin!

Ekipi i futbollit "Flamurtari" në Vlorë ka firmosur një kontratë 20 milionë euro, ose 20 miliardë lekë, me klubin prestigjoz spanjoll Real Madrid, përcjell...

Vlorë/ Shembja e ndërtesave pranë Portit, banorët përplasen me Policinë

Ka nisur ditën e sotme shembja e disa banesave pranë Portit detar të Vlorës, në lagjen 1 Maji. A2 CNN ka siguruar edhe pamjet e...

Lajme të tjera

Web TV