Kërkesa e ambasadorit Grenell: Kosova të heqë taksën ndaj Serbisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi special i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka qenë i qartë në kërkesën e tij. Ai ka thënë se Kosova duhet ta heqë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe. Këtë kërkesë ai ua ka bërë një delegacion të Lidhjes Demokratike të Kosovës që i ka pritur në takim.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se gjatë bisedës, Ambasadori Grenell ka kërkuar nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe.

“Ambasadori Grenell, po ashtu, kërkoi nga delegacioni që të hiqet tarifa ndaj mallrave serbe dhe të përqendrohet në politikat që thellojnë zhvillimin ekonomik dhe krijojnë vende pune për popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Që nga vendosja e taksës, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina u dëmtuan për qindra miliona euro. Kjo dëshmohet edhe në statistikat e importit.

Sipas Doganës, që nga vënia e taksës 100 për qind, vlera e importit nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ka rënë në 6 milionë euro. Krahasuar me vitin e kaluar, importi ka rënë për 99 për qind.

Produktet që vinin nga këto dy shtete më herët, tashmë importohen nga Shqipëria, Gjermania, Bullgaria e Italia.

Ndërkohë, dy subjektet politike që pritet ta krijojnë qeverinë e re, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja, kanë paralajmëruar se taksa apo tarifa doganore mund të zëvendësohet me masën e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidat i këtij subjekti politik për kryeministër të Kosovës, ka deklaruar se është i gatshëm dhe i interesuar që tarifën 100 për qind, ta zëvendësojë me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, siç ka thënë ai, në përputhje me rezolutën e Kuvendit të Kosovës të datës 7 dhjetor 2011.

Lexo edhe :  Kurti: Dënojmë sulmet në Gaza

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1.2 milion euro në ditë apo mbi 400 milionë euro në vit, ka qenë vlera e produkteve që kanë hyrë nga shteti i Serbisë në tregun e Republikës së Kosovës. Ndërkaq, vlera e prodhimeve “Made in Kosova” në territorin e Serbisë ka qenë rreth 40 milionë euro në vit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar pezullimin ose edhe shfuqizimin e kësaj takse.

 

Të fundit

Kroacia teston dronin revolucionar që do të modernizojë luftimin

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku paraqitet përdorimi i dronëve luftarakë...

Si po ndikon politika ekonomike e Trump? Ekspertët: Zhgënjyese në tregun e punës

Shifra zhgënjyese në tregun e punës dhe pakënaqësi në radhët e industrisë. Sinjalet paralajmëruese të alarmit për konjunkturën dhe ekonominë në SHBA po shtohen. Presidenti...

“Shokë, duhet të dimë gjithçka”/ Si STAS-i përgjonte qytetarët e RDGJ-së?

“Shokë, duhet të dimë gjithçka!”: Ky ishte mesazhi i qartë që Erich Mielke u dha punonjësve të tij. Ai ishte kreu i Ministrisë së...

Sistemi sekret që përdor Hamasi për të shpërndarë pagat e qeverisë

Pas gati dy vitesh lufte, aftësia ushtarake e Hamasit është dobësuar rëndë dhe lidershipi i tij politik është nën presion të madh. Megjithatë, gjatë gjithë...

Arsyet për burgosjen pa fund: Pse Gjykata e Hagës e mbajti sërish Thaçin në qeli

Gjykata Speciale ka zgjatur paraburgimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e...

Lajme të tjera

Web TV