Ambasadorët shqiptarë dënojë aktet e dhunës ndaj Ambasadës Malazeze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Beograd, ku një grup tifozësh të ekipit të Crvena Zvezdës protestuan përpara Ambasadës Malazeze duke tentuar të djegin flamurin malazez është dënuar nga mjaftë qeveritarë.

‘Këshilli Ambasadorëve Shqiptarë’, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” dënojnë veprimet e dhunshme ndaj Ambasadës Malazeze, në Beograd.

Këshilli thotë se me kryesimin e OSBE-së Qeveria Shqiptare do të luajë një rol të rëndësishëm në uljen e tensioneve që janë krijuar midis Beogradit dhe Malit të Zi dhe se do të jenë aktiv në komunikimet diplomatike për tejkalimin e situatës së krijuar.

Gjithashtu Këshilli I drejtohet Beogradit se duhet të heqin dorë një herë e përgjithmonë nga politikat e viteve 90’ dhe të respektojë pavarësinë dhe të drejtat sovrane të shteteve fqinje.

DEKLARATA E PLOTË e KËSHILLIT TË AMBASADORËVE SHQIPTARË

Sulmet që kanë ndodhur ditët e fundit ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd nuk janë vetëm një akt vandalizmi, por edhe shprehje e një urrejtjeje të verbër nga qarqe nacionaliste e radikale serbe ndaj legjitimitetit dhe të drejtës për vendimmarrje të parlamentit të Malit të Zi.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon dhunën mbi selinë diplomatike të Malit të Zi, një institucion i paprekshëm dhe i garantuar nga konventat ndërkombëtare, si dhe shpreh shqetësim për frymën e konfliktit dhe të tensionit që sjellin veprime të tilla.

Rajoni ka nevojë për mirëkuptim e komunikim miqësor për të çuar më përpara aspiratat e popujve ballkanikë në rrugëtimin e tyre për në Bashkimin Evropian.

Fqinjësia e mirë dhe respektimi i të drejtave themelore të pavarësisë së vetëvendosjes, duhen të karakterizojnë raportet midis vendeve të rajonit tonë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon Qeverinë e Shqipërisë, e cila sapo ka marrë kryesimin e OSBE-së, të luajë një rol të fuqishëm në uljen e tensionit që është ndezur në Beograd dhe të jetë aktiv përmes veprimeve e komunikimeve diplomatike në tejkalimin e situatës së krijuar.

Lexo edhe :  Ministri serb në gjendje të rëndë, Vuçiç: S’ka dorëzim

Është momenti që diplomacia shqiptare duhet të lëvizë intensivisht dhe të shprehet hapur në mbrojtje të legjitimitetit e vendimmarrjes sovrane të parlamentit Malazez lidhur me të drejtat e liritë fetare, si një nga ato drejtime që OSBE e ka pjesë të mandatit të saj.
Shpërdorimi i fesë për agjenda nacionaliste dhe politika hegjemoniste ndaj popujve fqinje na kthen në kohën e Milosheviçit.

Popujt e rajonit kanë vuajtur shumë nga politika të tilla. Beogradi zyrtar duhet një herë e përgjithmonë të ndahet nga trashëgimia politike e viteve 90′ dhe të respektojë pavarësinë dhe të drejtat sovrane të shteteve fqinje.

Vetëm kjo i kontribuon aspiratës Euro-Atlantike të rajonit tonë./Fjala.al

https://www.facebook.com/KeshilliAmbasadoreveShqiptare/posts/1494713447371408?__xts__[0]=68.ARCRLksLKEQpSYmmf2ialFIiOSs3z9uTOZ8KdqNCx_aO-bqb2MB-cdrHVI4jeFzqVYfCVHJthM4ZahxytDvV0VGd8CYNGcCmx8qjED9TIDOp8qDlozQSez063FA9QT_DAa8FpDPL5-wTL3PiHPwB-HpWqVfL86MmQatmdYjdlgDa4tE1H0by2_s5VzJWGhaexSsuUiBZSLnyZC7_uDuMP9yyxVd5jcJb7tODd8O1nY4qQk6hfN5EsdEVRorESHhAsr7S9Pp0_Dl_wpOX7Hx90lkoy3xMayJa2gzN4VfWUoQ-n_RABsQs5SGjwydYQIEvY4V1VbzYVMfP__tIlWK2EQXN&__tn__=-R

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV