Kjo është historia e 22 grave amerikane të cilat ranë në depresion pasi ju bënë publike pa pëlqimin e tyre disa video me përmbajtje pornografie.
Nëse 22 gratë amerikane do jetonin në Shqipëri, pas asaj që ju ndodhi me siguri do mbeteshin në derë për gjithë pjesën e jetës së tyre. Pasi u mashtruan dhe u siguruan që videot e tyre nuk do i shikonte njeri, disa miq që ju donin të mirën ua kishin dërguar linqet e këtyre videove familjeve dhe miqve të grave. Videot e tyre jo vetëm që ishin bërë publike por ato kishin thyer rekord pasi ishin parë më shumë se 1 miliard herë.
Pas kësaj, disa prej tyre tentuan të mbysnin veten me tangat që përdorën gjatë xhirimeve, të tjerat donin të prisnin damarët me brisqe rojesh por një gjykatës në Kaliforni vlerësoi shpirtin artistik të tyre dhe parandaloi tragjedinë.
Gjykata vendosi që ato të dëmshpërblehen me 12.7 milionë dollarë nga pronari i faqes e themeluar në vitin 2006 dhe që menaxhohet nga shtetasi i Zelandës së Re, Michael Pratt.
Atyre u ishte thënë se filmat do të shiten në CD te blerësit e pasur në shtete të tjera, përfshirë Australinë dhe Zelandën e Re por në të vërtetë videot u panë nga çdo pabuks i mundshëm anë e mbanë globit./Fjala.al