Punëtori humbi jetën nga vinçi, zbardhet kërkesa e avokatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia njoftoi sot arrestimin e dy personave për vdekjen e 35-vjeçarit, Elvis Josifi në Korçë që u godit ditën e djeshme nga një vinç në vendin e punës.

Në pranga kanë rënë përgjegjësi teknik i firmës së ndërtimit F.P, 67-vjeç dhe 41 vjeçari A.Z me detyrë manovrator në firmën e ndërtimit, të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave në vendin e punës”.

Avokati mbrojtës i dy të akuzuarve shprehet se nuk kanë asnjë përgjegjësi për ngjarjen, ai i kërkon prokurorisë të bëjë hetime të plota që të mos vihemi përballe faktit të arrestimit të njerëzve pa prova.

“Përsa i përket ngjarjes së djeshme ka rezultuar se tek pompa e vijës së betonit (presa) është shkëputur një pjesë e krahut, i cili bën komandimin e presës sipas lartësisë, një pjesë metalike e cila e ka bërë të pamundur kontrollin e krahut të presës që hedh betonin në lidhje me pozicionin pasi si makineri ajo është një makineri që komandohet në distancë ,nëpërmjet pultit të komandimit që e përdor manovratori.

Duke u shkëputur kjo pjesë manovratori e ka patur të pamundur që të bëjë komandimin e presës dhe kjo ka sjellë rënien e presës në gjendje të lirë deri në pozicionin që ajo ka ndaluar ku ishte pjesa e shtruar e hekurave që do hidhej betoni. Si rezultat i kësaj ka humbur jetën një punëtor i cili mbante tubin e presës.

Unë mendoj se këto arrestime janë bërë duke shfrytëzuar ndjeshmërinë, të gjithë jemi koshientë që një person ka humbur jetën, por kurrsesi nuk mund të arrestohet tekniku i kantierit dhe manovratori.

Përgjegjësinë duhet të nxjerrë prokuroria mbasi të dalë dhe një akt ekspertimi në lidhje me vendin e ngjarjes të bëhet dhe ekspertimi i automjetit.

Lexo edhe :  Murrizi: Bombardimet në Izrael e Iran nuk ndalen pa mbaruar rinumërimet në Tiranë

Automjeti ka qenë i kolauduar përsa i përket anës se dokumentacionit ka qenë në dokumentacion të rregullt” deklaroi avokati./Fjala.al

Të fundit

Dy të miturit nga Maliqi ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia i gjen në Tiranë

Dy të mitur nga fshatrat Zvirinë dhe Leminot të Maliqit, djali 17 vjeç dhe vajza 15 vjeçe, ishin larguar...

Karteli Sinaloa përdori të dhënat e telefonit për të zbuluar informatorët e FBI

Një haker që punonte për kartelin famëkeq të drogës Sinaloa në Meksikë arriti të siguronte të dhënat telefonike të një zyrtari të FBI-së dhe...

“Ti je babi im”, Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt qytetit plot histori, moderatori...

Armëpushimi Iran-Izrael nuk zgjat Netanyahu do një luftë të përhershme

Simon Tisdall* “Lufta mbaroi!” – Përveçse nuk ka mbaruar, as për së afërmi. Armëpushimi verbal mes Iranit dhe Izraelit mund të shkatërrohet në çdo moment....

“Luftë”, informalitetit në turizëm, Tatimet monitorim të rreptë për Booking dhe AirBnB

Tatimet kanë nisur një aksion për formalizimin e sektorit të turizmit, duke monitoruar dhe analizuar subjektet që janë në platformat Booking dhe AirBnB për...

Lajme të tjera

Web TV