Dhunohet e grabitet i moshuari: Ishin me armë e maska

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ndalen grabitjet e dhunshme. Rasti i fundit është shënuar gjatë orëve të para të ditës së sotme në Memaliaj. Shënjestër e grabitësve është një i moshuar i cili jetonte i vetëm.

Ai është dhunuar dhe më pas ka dorëzuar një shumë të madhe parash që ka patur në shtëpi. Por pak orë pasi është zbuluar ngjarja, burri i moshuar është dërguar në spital. Atje ka shkuar edhe policia e cila ka nisur edhe punën për zbulimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Burri, që është afër të 90-ve ka treguar se kanë qenë dy persona brenda të cilët e kanë lidhur dhe dhunuar. Më pas edhe i kanë kërkuar të tregojë se ku ka qenë e fshehur sasia e parave që me sa duket ia kanë sjellë fëmijët që jetojnë jashtë vendit.

Burimet nga policia lokale bëjmë me dije se është grabitur banesa e të moshuarit Hiqmet Ramadani, ku autorët e maskuar kanë marrë një shumë prej 12 milionë lekësh.

Sipas informacioneve autorët kanë dhunuar pronarin e shtëpisë, 87-vjeçarin Ramadani, i cili ka përfunduar në spital nga plagët e marra.

Gjatë rrëfimit të tij për policinë burri ka treguar se jeton i vetëm në fshat, pasi fëmijët i ka në emigracion. Ai ka thënë se ka qenë në gjumë në momentin që grabitësit e maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesë.

Po ashtu ai ka treguar se personat ishin të veshur me të zeza dhe se nuk ka mundur t`i njohë nga zëri. Policia ka bërë një sërë shoqerimesh në të gjithë zonën. Asnjë e dhënë deri më tani nuk ka ardhur për ndonjë të dyshuar të vënë në pranga.

Lexo edhe :  Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, ‘certifikon’ rezultatin e 11 majit edhe në Vlorë

Rastet e grabitjes nëpër banesa janë të shumta. Policia në fakt asnjëherë nuk ka nxjerrë shifra në lidhje me këtë krim që thuajse është më i shpeshti në vendin tonë, ku jo pak herë pa patur edhe viktima. /Fjala.al/

Të fundit

“Noche Triste”, kur lakmia spanjolle u mbyt në gjakun e vet dhe solli Natën e Trishtuar

30 qershor 1520 Ka netë kur perandoritë përkulen, jo përballë ushtrive më të mëdha, por përballë krenarisë së atyre që...

Kina në ofensivë teknologjike, Xi “ringjall” frymën e Maos

Në fillim të viteve 1950, ndërsa Partia Komuniste e Kinës përpiqej të rindërtonte vendin e shkatërruar nga luftërat, Mao Zedong, heroi revolucionar dhe udhëheqës...

Vijojnë protestat në Serbi, flamur me hartën e Kosovës, hiqen barrikadat

Ka nisur heqja e barrikadave dhe normalizimi i trafikut në Serbi, pasi mijëra protestues antiqeveritarë bllokuan orët e para të ditës së sotme rrugët...

Deutsche Welle: Po ikin shqiptarët? Shikoni çfarë ndodh me Gjermaninë?

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon. “Nuk ke problem të gjesh...

Anna Wintour kaloi dekada duke diktuar pamjen e të pasurve. Pastaj erdhi Lauren

(Martesa Bezos-Sánchez po rishkruan rregullat e modës – dhe s’ka më asgjë që ish-redaktorja e Vogue mund të bëjë për këtë.) Marina Hyde Sa ironike që...

Lajme të tjera

Web TV