Itali/ Arrestohet në hotel me 5 yje shqiptari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia italiane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar që ishte shpallur në kërkim prej kohësh. Shqiptari u vu në pranga në një hotel luksoz, të cilin e kishte rezervuar për festat e fundvitit.

Mediet vendase raportojnë se shqiptari me inicialet A.A u arrestua mëngjesin e djeshëm në një hotel me pesë yje në Forte dei Marmi.

32-vjeçari kishte dorëzuar dokumente false në recepsionin e hotelit, por u zbulua pasi fotoja në dokument ishte shumë e ndryshme nga personi fizik dhe kjo bëri që punonjësit të lajmëronin policinë.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim për trafik dhe shpërndarje droge, madje ishte emër i njohur, pasi ishte dëbuar më parë nga Italia.

Zbulimi i 32-vjeçarit u bë fare lehtë, mjaftoi një kontroll i shenjave të gishtave për ta kuptuar se ishte ai që kërkohej nga policia.

Ky shtetas ishte dënuar edhe më parë në moshën 19 vjeçare për krime të rënda, rrëmbim me qëllim të zhvatjen e vazhdueshme, dëmtim personal, mbajtje armësh, ndërkohë më pas ishte bërë pjesë e një rrjeti trafiku droge./Fjala.al/

Të fundit

Sharon Stone për famën, sekretet familjare, abuzimin seksual dhe goditjen në tru

Simon Hattenstone U bë e famshme në mbarë botën me Basic Instinct dhe Casino. Pastaj pësoi një gjakderdhje truri pothuajse...

Fertilizimi in vitro falas, vijnë në jetë dy bebe te Koço Gliozheni

Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik. Kryeministri Edi...

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet të tjera shfaqen. Sistemi Evropian për...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Lajme të tjera

Web TV