“Mini-shengeni një nismë jo transparente”, Kryemadhi: Rama, antishqiptar

“Sjellja e Edi Ramës ndaj Kosovës është tërësisht antishqiptare”, shkruan kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një deklaratë të shpërndarë për median.

Drejtuesja e LSI-së thekson se sjellja e kreut të qeverisë ndaj Kosovës nuk mund të quhet ndryshe vetëm promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kryemadhi shton se ku veprim jo vetëm që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit.

Gjithashtu, Kryemadhit deklaron se fishekzjarrët e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, nuk mund të quhet veçse destabilitet.

Postimi i Monika Kryemadhit:

SJELLJA E EDI RAMËS NDAJ KOSOVËS, ANTISHQIPTARE

Sjellja e tij ndaj Kosovës, është qartësisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarrët e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, nuk mund të quhet veçse destabilitet.

Nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës. Nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke përjashtuar dhe tradhtuar Kosovën dhe duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës. /Fjala.al