Parashikimi i yjeve, e diel 5 Janar 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Nëse keni një lidhje të qëndrueshme, në vend që të mendoni për aventura te rrezikshme, kushtojani çdo çast personit që keni në krah. Keni për t’u ndierë shumë mirë. Beqarët do të kenë mundësi për takime mjaft emocionuese. Në planin financiar do ta pranoni që ndodheni në një situate delikate dhe do mundoheni ta përmirësoni sa më shpejt gjendjen.

Demi

Çiftet do afrohen edhe me tepër sot me atë që kanë në krah. Mund të hynë në një dialog që ka munguar prej kohësh.  Për beqarët yjet parashikojnë acarim në disa çështje. Nuk do e kenë aspak mendjen te mendojnë për dashurinë. Financat do jenë përgjithësisht të qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë të qaheni në këtë sektor.

Binjaket

Mos bëni premtime që nuk mund t’i mbani gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do e zhgënjeni partnerin. Më mirë merrini gjërat shtruar dhe lërjani gjithçka kohës. Beqaret do kalojnë një ditë pozitive, me flirte, emocione dhe mbase ndonjë aventurë. Financat duhen pasur më në vëmendje. Po bëtë gabime do përballeni me shume vështirësi gjatë orëve të pasdites.

Gaforrja

Dita për ata që janë në një lidhje do jetë pozitive dhe aspak e mërzitshme. Secili prej jush do respektojë mendimet dhe dëshirat e tjetrit dhe do merreni vesh për mrekulli. Beqarëve më në fund mund t’iu konkretizohen disa nga ëndrrat më të bukura të dashurisë dhe do ndihen të përkëdhelur nga yjet. Financat do jenë të qëndrueshme.

Luani

Pas një periudhe të gjatë me probleme, më në fund do arrini t’i zgjidhni ato një nga një. Si ju edhe partneri do toleroni në mënyrë që të bëhet më e mira. Falë mbështetjes së Merkurit edhe beqarët do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do ndihen më të plotësuar. Financat nuk do jenë aspak të qëndrueshme duke qenë se nuk do arrini dot t’iu vini fre shpenzimeve.

Virgjeresha

Qielli i dashurisë do jetë i zymtë dhe plot me re gjatë kësaj dite. Do keni edhe përballje të forta me atë qe keni ne krah. Këto çështje nuk duhet t`i flisni me miqtë, por duhet të mundoheni t’i zgjidhni vetë. Beqarët do kenë mundësi pa fund, por do hezitojnë të marrin vendime. Në planin financiar duhet sa më shumë maturi që të mos keni vështirësi.

Peshorja

Ditë mjaft premtuese kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Venusi dhe jo vetëm ai do jenë planetët që do ju mbështesin dhe do ua qartësojnë më së miri mendimet. Priten çaste fantastike. Për beqarët, jeta sentimentale do ketë ndryshime pozitive. Përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet. Për mirëqenien financiare duhet patjetër të flisni me ndonjë specialist.

Lexo edhe :  Metoda in vitro, rriten kërkesat/ Më shumë çifte të interesuara për këtë procedurë

Akrepi

Do kërkoni shume ndryshime sot në jetën tuaj në çift ndërkohë që partneri nuk do jetë në humorin e duhur për t’ua plotësuar çdo dëshirë. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë dhe të presin që gjithçka të ecë siç është programuar nga yjet. Buxhetin do e menaxhoni me maturi dhe kujdes. Fatmirësisht nuk do ketë asnjë problem apo vështirësi.

Shigjetari

Do afroheni më shumë me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe do e keni më të lehtë për të folur me të. Bashkëpunimi dhe mirëqenia do mbizotërojnë në çdo moment. Beqarët do gjejnë personin për të cilin kanë ëndërruar gjithë këtë kohë. Financat do jenë të mira, por gjendja e mëvonshme do varet nga mënyra sesi ju do silleni dhe sa do shpenzoni.

Bricjapi

Ditë mjaft e animuar kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni ndjesi të reja dhe do dashuroheni si kurrë më parë me atë që keni në krah. Për beqarët do fillojë një etapë e re edhe më e bukur sesa ajo çka qenë. Më shumë gjasë do krijoni një lidhje serioze. Të ardhurat do jenë të mira. Do jeni shume të kujdesshëm me shpenzimet që do kryeni.

Ujori

Ditë plot diell dhe shkëlqim kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ja kaloni mirë me atë që keni në krah. Edhe çiftet që kane pasur probleme do i zgjidhin ato një e nga një. Beqarët do afrohen edhe më shumë me një person që e kanë njohur para disa kohësh. Shumë shpejt mund të merren edhe vendime të rëndësishme. Ekuilibri financiar do ketë goxha tronditje.

Peshqit

Parashikohet ditë  jo e lehtë. Do ju duhet pak mund dhe durim për te vendosur një gjendje të qëndrueshme. Beqarët do realizojnë disa takime, por më pas nuk do dinë se çfarë hapash të hedhin. Me financat gjithçka do shkojë për mrekulli. Gjendja do jetë aq e qëndrueshme sa do arrini të kryeni edhe ndonjë investim të vogël. /Fjala.al/

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që lënë tersin pas! 2025 do të jetë viti i tyre plot suksese

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë përjetuar ulje-ngritjet e tyre në vitin 2024, por viti i ri sjell një...

WSJ: Alkooli edhe në sasi të vogla shkakton probleme serioze

Edhe pse gjithnjë e më shumë njerëz po e quajnë veten të matur dhe kureshtarë ose po provojnë zëvendësues të alkoolit të mbrojtur nga...

Futbolli në zi, ndërron jetë ish-lojtari i kombëtares

Ish-futbollisti i Torinos dhe Xhenoas, Aldo Agropi, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Në karrierën e tij si futbollist ka veshur pesë herë fanellën e...

Gerta shpërthen ndaj Livias! “Tjetri i martuar, ndërkohë ti…”

Tensionet vazhdojnë të rriten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ndërsa një debat i ashpër mes Livias dhe Gertës mori një kthesë emocionuese. Gerta...

Mbrojtja në 2025, rritje e pagave për ushtarakët dhe ringritje e industrisë ushtarake

Buxheti i vitit 2025 për mbrojtjen parashikon një total prej 52,7 miliard lekësh, që përbën një rritje prej 4,6% krahasuar me vitin 2024. Ky është...

Lajme të tjera

Web TV