Shkodra si Vlora, dy shpërthime tritoli në pak orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkodra sërish tronditet nga tritoli. Duket se ka hyrë në ‘garë’ me Vlorë ku vetëm brenda pak orësh janë regjistruar dy raste. Të dhënat e policisë bëjnë me dije se është sulmuar me tritol banesa e një oficeri policie.

Ngjarja ka ndodhur orëve të vona të mbrëmjes së djeshme ndërsa autorët si gjithnjë kanë ikur në drejtim të paditur. Ngjarja mësohet se është shënuar në Guerrile, ku banon oficeri Prelë M. Ky i fundit bëhet me dije se është komandant i postës policore që gjendet në zonën e Thethit.

Duke shfrytëzuar errësirën e natës dhe lëvizjet e pakta në rrugë, autorët e kësaj ngjarje kanë mundur të largohen pa u pikasur nga askush. Fatmirësisht nga shpërthimi i fuqishëm nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje dhe pritet që grupi hetimor të zbardh të plotë atë dhe të sqarojë nëse bëhet fjalë për ndonjë konflikt me persona të tjerë të vetë policit Prelë M. apo për shkak të detyrës.

Por sikur kjo të mos mjaftonte, një tjetër shpërthim me tritol ka ndodhur po në qytetin e Shkodrës. Shpërthimi tjetër me lëndë plasëse ka ndodhur në fshatin ‘Grudë e Re’ në banesën e Kolë Bungaja.

Lënda plasëse, e cila dyshohet të jetë tritol, i është vendosur në portën hyrëse të banesës. Si pasojë e shpërthimit edhe këtu ka pasur dëme materiale.

Sipas të dhënave që vijnë nga policia e Shkodrës thuhet se pjesëtarët e familjes kanë qenë  në gjumë kur ka ndodhur shpërthimi.  Policia dhe Prokuroria kanë marrë në duar ngjarjet dhe janë marrë dëshmitë e para.

Kryefamiljarët kanë refuzuar të kenë probleme me asnjë person, ndërkohë që policia mësohet se refuzon t`i lidhë të dy ngjarjet me njëra tjetrën. Në asnjërin prej vendngjarjeve thuhet se nuk është bërë e mundur të gjenden pamje. Por hetimet do vijojnë për gjatë ditës së sotme. /Fjala.al/

Lexo edhe :  “Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”

 

Të fundit

“E neveritshme”, Trump kërcënon Putinin me sanksione të reja pas sulmeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar sulmet e ripërtërira masive të Rusisë dhe ka njoftuar sanksione të reja...

Në 24 orë goditen 4 raste të shpërndarjes së lëndë narkotike, arrestohen pesë persona

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen sasi dhe doza të...

Gavi del në mbështetje të shokut të skuadrës: “Shpresoj të fitojë Topin e Artë”

Mesfushori i Barcelonës, Gavi i ka dal në krah shokut të skuadrës Lamine Yamal, duke e mbështetur 18-vjeçarin si pretendent për Topin e Artë...

Një kalorës i veshur me përpikmëri nën një qiell rozë: Fotografia më e mirë e John Boaz

“Fabian u rrit në një lagje të brendshme të qytetit, ku ishte e vështirë për të të ndiqte pasionin për kuajt. Ai i ka...

35-vjeçari u gjet i copëtuar me sëpatë në Itali, mamaja e tij pranon gjithçka

Ka marrë një kthesë të papritur historia e Alessandro Venier, 35-vjeçarit që u gjet i copëtuar në një kazan të vjetër në bodrumin e...

Lajme të tjera

Web TV