Rrjeti elektrik në Tiranë është dëmtuar nga moti i keq, me stuhi dhe erëra të forta.
Në zonën e Selitës në rrugën “Bill Klinton” janë rrëzuar edhe shtyllat. OSHEE bën të ditur se kryesisht është prekur rrjeti ajror.
Gjithsesi, brigadat e avarive ndodhen në gatishmëri. Foto nga këputja e fiderit në Selite, (rruga “Bill Klinton”) Tiranë”, thuhet në njoftimin e OSHEE. /Fjala.al