“Do ta kërkojmë Vlorën, admiral”, transformimi i Pashalimanit në vitin ’97

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Do ta kërkojmë Vlorën, admiral…” Duket se kjo shprehje shkëputur nga filmi artistik “Ballë për Ballë”, dhe e vendosur nga kineastët shqiptarë në gojën e një admirali sovjetik, nuk do të kishte më vlerë për atë që konsiderohej si “baza më e vjetër Ushtarako-Detare e Mesdheut”.

Në vitin 1960 Baza e Orikumit ishte vërtet në mes të interesave të mëdha. Ishte fillimi i kulmit të “Luftës së Ftohtë”. Një vit më pas, në vitin 1961 ngritja e Murit të Berlinit do të tregonte përfundimisht ndarjen e dy kampeve, jo vetëm në mënyrë ideologjike, por dhe fizike.

Në vitin 1960 flota detare shqiptare kishte të paktën 22 anije luftarake të tipave dhe destinacioneve të ndryshme të ardhura nga Bashkimi Sovjetik, por dhe 13 anije ndihmuese. Duhet pasur parasysh se baza ishte e përbashkët dhe një pjesë e armatimit zotërohej vetëm nga ekuipazhet sovjetike.

Në vitin 1960 Baza Detare-Vlorë kishte në përbërjen e saj këtë armatim:

Anije lufte

12 nëndetëse – të modelit Pr. 613, të prodhuara në vitin 1954

-2 me ekuipazh shqiptar

-2 me ekuipazh të përbashkët ruso-shqiptar

-8 me ekuipazh rus

2 baza lundruese

2 dragamina të mëdha – të modelit Pr. 56, prodhuar në vitin 1958

6 dragamina të vogla të modelit Pr. 254-K, prodhuar në vitin 1957

8 anije luftarake tip “Gjuajtës” të modelit Pr.1228, prodhuar në vitin 1958

-4 nga anijet Gjuajtës ishin me ekuipazh sovjetik

-4 me ekuipazh të përbashkët

2 rimorkiatorë të mëdhenj

2 Skuadrilje – Karta Silurues të modelit Pr.123 bis, prodhuar në vitin 1954

Anije ndihmuese

Anija Patosi cisternë nafte 600 t

Anije frigorifer                       170 t

Silur kapësja

Anija çmagnetizuese

Anija e polumbarëve

Lexo edhe :  “Mbushet” portali i denoncimeve/ “Hapësira ime publike”, mbi 3000 ankesa nga qytetarët

2 copë cisterna uji 250 ton

2 copë Katëra Rade

2 copë rimorkiator oqeanik 1000 kf

2 copë motoskaf komande

Por mbas vitit 1990 Bazës Ushtarako-Detare të Orikumit, i kishte mbetur vetëm emri i “lavdishëm”. Ndërsa pak vite më pas, baza e Vlorës e mbiquajtur: “Pashaliman” apo ardhur në shqip si: “limani kryesor” do të ishte edhe më keq…

Agim Kuri – operator

Fotot e publikuara me poshtë, janë shkëputur nga kamera e operatorit të mirënjohur të Televizionit Publik Shqiptar, Agim Kuri. Pamjet janë regjistruan në Bazën Luftarake Detare të Pasha Limanit, në vitin e mbrapshtë 1997, ku situata doli jashtë kontrollit dhe pjesa dërmuese e territoreve të ushtrisë u morën me forcë nga njerëz të armatosur.

Vetë operatori i mirënjohur Agim Kuri, në faqen e tij të Facebook-ut, sqaron: “E di se shumë nga ju nuk kanë dëshirë ta kujtojnë, nuk duan të përmendet ajo periudhë. Sot mendoj gjithçka, se këtu ndodh gjithçka. Përgjegjësi nuk besoj… Lojë me top…, si të duash. Panorama në Pasha Limanit (Vlorë) tetor ’97”.

Përgatiti për botim Leonard Veizi/ Fjala.al/

Të fundit

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar....

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Lajme të tjera

Web TV