Ekzekutohet biznesmeni në Tropojë, policia reagon 8 orë pas vrasjes  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rrethana misterioze është vrarë me armë zjarri një biznesmen në Tropojë. Policia ka bërë me dije para pak çastesh se pronari i pike karburanti është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:32 me armë zjarri.

Viktima është Guxim Gjuriqi 47 vjeç. Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen “Partizani”. Ende nuk dihen motivet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes që e konsideron të paqartë, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, Kukës dhe dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Viktima në Tropojë njihej si njeri i qetë pa konflikte dhe probleme, përveç karburantit kishte edhe një restorant në pronësi.

Janë marrë dëshmitë e para, kryer një sërë verifikimesh në pikat kufitare dhe janë bërë me dhjetëra kontrolle banesash në qytet.

Sipas të dhënave paraprake po punohet në dy pista për të zbuluar shkaqet. Ato lidhen me grabitje dhe me ndonjë konflikt të panjohur publikisht që mund të ketë patur viktima.

Po ashtu mësohet se policia dhe prokuroria po punojnë edhe për të zbuluar konflikte të familjarëve të viktimës. Ai rezultonte njeri pa probleme dhe se policia nuk ka asnjë rekord kriminal të tij.

Informacionet e para tregojnë se është ekzekutuar me pistoletë, çka do të thotë se vrasësi ka qenë shumë afër me të. Dyshohet se në ekzekutim kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.

Policia nuk bën me dije nëse është regjistruar ndonjë fakt nga kamerat e karburantit dhe të restorantit, ndërsa po pyeten edhe punonjësit. Mendohet se autorët kanë patur mundësi të largohen edhe në drejtim të Kosovës.

Lexo edhe :  Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një burim i tha ‘Fjala.al’ se ka dyshime se vrasja të jetë kryer nga ekzekutor me pagesë e për pasojë ka dyshime të jenë larguar jashtë kufijve. Megjithatë ndonëse rreth 8 orë me vonesë, policia bën me dije se në Tropojë ka shkuar FNSH që ka marrë në duar zonën.

Nga /Fjala.al/

 

 

Të fundit

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të...

Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Katër persona janë arrestuar për zjarret në qarkun Berat. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se ka vënë në pranga “4 autorët e zjarrvënieve...

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke thelluar zemërimin ndaj veprimeve të...

Lajme të tjera

Web TV