“SHBA do të jetojë ditë të zeza”, vajza e gjeneralit kërcënon amerikanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

” Trump është i çmendur, mos mendoni se gjithçka ka përfunduar me martirizimin e babait tim,” tha vajza e komandantit ushtarak iranian Qassem Soleimani, Zeinab Soleimani.

Deklarata e fortë e vajzës së Suleimanit u bë ceremoninë  e varrimit të gjeneralit. Dhjetëra mijëra iranianë vërshuan sot në rrugët e Teheranit për ceremoninë e varrimit.

Vajza e Suleimanit duke ju drejtuar turmës së mbledhur kërcënoi se SHBA-të dhe aleati i tyre, Izraeli, do të jetojnë “ditë të zeza”.

“Familjet e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme do të kalojnë ditët e tyre duke pritur vdekjen e fëmijëve të tyre,” paralajmëroi vajza e gjeneralit të vrarë, ndërsa turma brohoriste “Vdekje për Amerikën”.

Të shtunën, ajo gjithashtu bëri pyetjen “kush do të marrë hak për vdekjen e babait tim”? Presidenti iranian Hassan Rouhani iu përgjigj: “Të gjithë ne”.

Turma në Teheran, për të cilën media shtetërore tha se numëronte në miliona, kujtoi masat që u mblodhën në 1989 për varrosjen e themeluesit të Republikës Islamike, Ayatollah Ruhollah Khomeini.

Soleimani ishte një hero kombëtar në Iran – madje edhe për shumë njerëz që nuk e konsiderojnë veten mbështetës të pushtetarëve klerikë të Iranit.

Vrasja e Soleimanit, arkitekti i Iranit për të shtrirë ndikimin në Lindjen e Mesme, ka ngjallur shqetësim në mbarë globin se një konflikt i gjerë rajonal mund të shpërthejë.

Së bashku me Soleimanin sot u varros edhe udhëheqësi i milicisë irakiane Abu Mahdi al-Muhandis, i cili gjithashtu vdiq në sulmin e së premtes në Bagdad. /Fjala.al

Të fundit

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron,...

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Zbulohen fjalët e fundit të pilotit të Air India,tragjedisë që i mori jetën 260 personave

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të keni mundësinë t’i jepni vëmendje imagjinatës suaj. Një shëtitje me miqtë ose partnerin do të jetë preteksti i përsosur për...

Lajme të tjera

Web TV