VIDEO/ Urimi i Bayern për ditëlindjen e sulmuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampionët ende në fuqi të Bundesligës gjermane, Bayern Munchin ndodhet aktualisht në Doha të Qatarit, ku janë duke zhvilluar fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit 2019-2020.

Në postimin e disa “Insta story”, gjermanët kanë treguar sot pak nga përgatitjet e tyre, por në të njëjtën kohë nuk kanë harruar të bëjnë një urim për sulmuesin Jann Fiete Arp.

Fiete Arp feston sot 20-vjetorin e tij, dhe në videon e postuar nga klubi ai shfaqet duke u stërvitur pranë shokëve të skuadrës.

Në postin e urimit të Bayern shkruhet, djali që ka ditëlindjen, “Birthday boy” dhe i është bërë tag dhe lojtarit.

Kujtojmë se faza e parë e këtij sezoni nuk ka qenë aspak e mirë për skuadrën e Bayern, të cilët momentalisht ndodhen në vend të tretë me 33 pikë, dy pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet nga Monchengladbach dhe me katër pikë nga vendi i parë i Leipzig./Fjala.al/ Përgatiti: Katerina Tafa/

Të fundit

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

Lajme të tjera

Web TV