Katalanasi Pep: Kurrë s`do e trajnoja një skuadër si Real Madrid!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të supertakimit mes dy skuadrave të Manchesterit në Angli, ndeshje që do të luhet nesër, ka reaguar tekniku i ‘qytetarëve’. Me cinizëm dhe ironi fine, ai ka shenjëstruar jo pak skuadra dhe njerëz ndërsa i ka treguar botës edhe planet e tij për trajnimin.

Duke hedhur vështrimin larg në kohë, kur Manchester United drejtohej nga Sër Aleks Ferguson, Pep Guardiola ka thënë se ai kurrë s`do ta merrte mundimin të trajnonte një ekip si ai. Po jo vetëm si ai. Ai ka thënë se as një ekip si Reali i Madridit, duke bërë të mundur kështu dërgimin e sinjalit në Barcelonën e tij, se ai asnjëherë nuk do ta tradhtojë me rivalin e përjetshëm.

Kështu Pep Guardiola është i sigurt se në jetën e tij nuk do të trajnojë kurrë Manchester United ose Real Madridin edhe nëse ai nuk do të ketë një oferta të tjera pune. Këtë deklaratë e dha para ndeshjes së parë gjysmëfinales së Carabao Cup (League Cup) mes Manchester United dhe Manchester City, që do të zhvillohet këtë të martë, në orën 21:00.

“Pas përvojës me Manchester City-n, kurrë nuk do të stërvit Manchester United. Nuk do të drejtoj kurrë as Real Madridin. Do të jem në Maldive, me pushime, nëse nuk do të kem oferta. Epo, në Maldive ndoshta jo sepse nuk ka kurse golfi”, tha tekniku i Cityt.

Trajneri katalanas ka analizuar se çfarë do të thotë derbi i Mançesterit duke iu referuar frazës së Sir Alex Ferguson, i cili, kur “bluja e qiellit” filloi të triumfonte dhe të nënshkruante me “yje” të futbollit pas vërshimit të parave të sheikëve arabë, i etiketoi rivalët e qytetit si “fqinjët e zhurmshëm”.

Lexo edhe :  Publikohet audioja, Trump kërcënoi Putinin: "Nëse futesh në Ukrainë..."

“Gjatë kohës kur nuk isha këtu, ndoshta ishim fqinjët e zhurmshëm, tani nuk e di se çfarë jemi. Derbet në Spanjë ishin kundër Espanyolit dhe Real Madridit, kurse këtu kundër United. Në Angli ka shumë ekipe të mira, jo një ose dy si në vendet e tjera. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për tifozët tanë”, pohoi Guardiola. Fjala.al/

Të fundit

Tatimet i kërkuan kupon për peshqit/ Revoltohet peshkatari: Thojini Edit jam i pabindur

Një peshkatar në Sarandë është rebeluar ndaj kërkesës së Policisë Bashkiake dhe punonjësve të drejtorisë së bujqësisë në Sarandë,...

“Firmat e diasporës ishin disa ‘fjongo’”/ Berisha ‘gjen provat’për ‘farsën’ e 11 majit

Pas dy muajsh përpjekje, kryetari i PD-së, Sali Berisha duket se paska ‘gjetur provat’ për të faktuar ‘farsën’ e 11 majit, siç ai e...

Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish pjesëtarit të UÇK, Pjetër Shala

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër Shalës, i...

Ndërtimet pa leje/ Pas Vlorës dhe Durrësit, zbulohet ‘shënjestra’ e Ramës

Kryeministri Edi Rama do të vijojë javën e ardhshme inspektimet në terren, kësaj here në Korçë dhe Pogradec. Në fokus të vizitës do të...

43 vite në pushtet, Presidenti më i vjetër në botë kërkon mandatin e tetë

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, i njohur si udhëheqësi më i vjetër në botë në detyrë, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të...

Lajme të tjera

Web TV