Punonte si shofer taksie në Londër, shqiptari fiton makinën luksoze

Një shqiptar që punonte si shofer taksie në Croydon mbeti “i shokuar”, pasi morri vesh se kishte fituar një makinë Tesla Model S, e cili mund të arrijë 62mph (100km/h) në vetëm 2.7 sekonda me vlerë më shumë se 90,000 funte.

Lufti Burniki i cili jeton në Broad Green me gruan dhe dy fëmijët e tij, fitoi gjithashtu edhe 20,000 funte përsos makinës.

Ai e fitoi çmimin pasi u fut në garën e makinave BOTB, një kompani me qendër në Fulham e cila ka dhuruar qindra makina që kur u hap në vitin 1999.

Ka qenë prezantuesi Christian Williams që ka vizituar shtëpinë e Burniki, ku ai ka jetuar për 10 vitet e fundit, të martën e kaluar (31 dhjetor) për t’i dhënë atij lajmin e mirë.

I lindur në Kosovë, Burniki ishte zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar 20 vite më parë dhe tani jeton me gruan e tij, Valjeta, 41 vjeçe, dhe dy fëmijët, Benin, 14 vjeç dhe Yllkën, 12 vjeçe./Fjala.al