Rrezikon rënien nga kategoria, Flamurtari fillon largimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubi i Flamurtarit është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë si nga ana ekonomike ashtu edhe përsa i përket performancës në fushën e blertë.

Vlonjatët janë në vend të fundit të Superligës, duke rrezikuar kështu edhe rënien nga kategoria.

Megjithatë merkatoja e dimrit pritet të sjellë ndryshime të mëdha te ky klub, ku përfishen afrime e largime të shumta.

Kjo gjë është bërë publike nga vetë faqja zyrtare e Flamurtarit në “Facebook”, ku shkruhet se klubi ka vendosur për ndërprerjen e kontratave me disa lojtar, kjo sipas tyre për shkak se nuk i kanë përmbushur pritshmëritë.

Në njoftimin e klubit të Flamurtarit nuk janë dhënë emra, por është theksuar se do të bëhen publik në një moment të dytë si dhe shtohet se është duke u punuar për përforcim të skuadrës.

Njoftimi i klubit të Flamurtarit:

Në mbyllje të pjesës së parë të sezonit futbollistik 2019-2020 dhe objektivave të klubit Flamurtari Football Club, duke marr shkak nga rezultatet, pritshmeritë në fushë dhe performancës së lojtareve të cilët janë pjesë e klubit, Flamurtari F.C vendos ndërprerjen e kontratës me disa futbollistë të cilët do të bëhen publik në një komunikim te dytë.

Flamurtari F.C vijon punën pa ndërprerje për përforcimin e skuadrës, riorganizimin dhe hyrjen fuqishëm në merkato, për arritjen e objektivave në këtë sezon futbollistik.

Flamurtari F.C konfirmon se do të vijohet me përkushtim dhe pa ndërprerje për të perforcuar skuadrën me elemente cilësorë ,duke përmbushur të gjitha detyrimet,por edhe konfirmuar se skuadra do të jetë ajo që kërkojnë objektivat e vet klubit ,por edhe të sportdashësve të shumtë Vlonjat./Fjala.al/

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV