Ish-pronarët/Fondi 1 miliard dollarë, ja si t’i merrni lekët brenda vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pronarëve që u është konfiskuar toka në vitin 1945 do iu vihen në dispozicion 1 miliard dollarë. Janë rreth 25 mijë përfitues, të cilët presin të marrin paratë. Ligji për pronën ka parashikuar edhe pagesat brenda një afati të shkurtër kohor, nga 1 vit deri në 3 vjet. Për të përfituar nga pagesa e përshpejtuar pronarët duhet të aplikojnë pranë Agjencisë së Trajtimit të pronave dhe kushti i vetëm është që dosja e tyre duhet të ketë kaluar procesin e shqyrtimit dhe të ketë një vendim përfundimtar nga agjencia.

Sipas formularëve tip, që i vihet në dispozicion aplikuesit pranë ATP-së  mësohet se pronari duhet të cilësojë faktin se kërkon kompensim financiar.  Kompensimi për ish-pronarët për tokën truall, sipas zërit kadastral të vitit 1945 dhe hartës së vlerës së tokës që është në fuqi do të kryhet me para. Kufiri i caktuar nga ligji është 50 milionë lekë për çdo vendim të njohur. Këshilli i Ministrave ka rregulluar me anë të një vendimi kufirin e pagesës në lekë dhe atë të kthimit fizikisht të pronës. Kështu, të gjitha vendimet përfundimtare, të vlerësuara financiarisht si tokë truall përfitojnë kompensim financiar nga fondi financiar i kompensimit, deri në masën 50 milionë lekë sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.133/2015 dhe pjesa e mbetur nga vlerësimi i vendimit përfundimtar kompensohet fizikisht nga fondi i tokës. Neni 8 pika a e ligjit nr. 133/2015 për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave thotë se subjektet e shpronësuara u nënshtrohen procedurave të kompensimit, sipas përcaktimeve të këtij ligji, bazuar në vendimet përfundimtare për njohje dhe kompensim financiar.

PAGESAT E PËRSHPEJTUARA

  1. Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 1 viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.
  2. Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 3 vitesh, atëherë ai përfiton 30% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.
  3. Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 5 vjetësh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.
  4. Prioritet do të kenë aplikimet që kërkojnë të kompensohen financiarisht brenda 1 viti.

Të fundit

Hans Kristian Andersen, magjistari i fjalës dhe poeti i shpirtrave të brishtë

Nga Leonard Veizi Disa emra nuk i përkasin vetëm një kombi, por gjithë njerëzimit. I tillë është Hans Kristian Andersen,...

Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike do të ofrojnë këtë vit të ri akademik dy programe të reja në Bachelor dhe në Master. Rektori...

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim, teksa ekspertët paralajmërojnë se ndikimet...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga...

Lajme të tjera

Web TV