Mallakastër/Kunati i viktimës: Luisi është drogaxhi dhe hajdut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vazhdojnë dëshmitë në lidhje me ngjarjen horror që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Mallakastër.  Është kunati i viktimës i cili ka folur në lidhje me gjithçka di për atë masakër. Ndër të tjera ai ka theksuar se Luisi, nipi i tij  është djalë i keq dhe se ka vjedhur edhe në shtëpinë e tij.

Mitat Saliaj, kunati i viktimës, Drita Saliaj shprehet për mediat, se 16-vjeçari që është edhe nipi i tij, që torturoi dhe mbyti 51-vjeçaren në rezervuar ishte përdorues droge.

Ai thotë se edhe banesa e tij është grabitur dhe dyshon te tre të rinjtë që vranë gruan e vëllait të tij. Konstatimin Saliaj e ka bërë sot kur është kthyer nga Greqia. Autorët-vijon më tej ai- kanë hyrë nga tavani brenda shtëpisë së tij.

“Isha te djali se jam operuar nga zemra. Nuk kuptoj gjë, sa erdha, hapa derën, pashë që e kanë shqyer kanë hyrë nga lart. Në shtëpi kisha 2-3 milion lekë mall. Nuk di gjë sa kanë marrë, di që më kanë humbur të gjitha veglat. Derën nuk e kanë hapur, kanë hyrë nga tavani. Policia nuk dinte gjë. Unë sapo jam kthyer nga Greqia.

Kur isha këtu unë vija njëherë në 15 ditë. Autorët, ky nipi, nuk ka qenë djali i mirë, por edhe të tjerët ashtu ishin. Ishte djalë i keq, drogë dhe të gjithë gjërat i ka bërë. Nuk ka qenë i dënuar më parë, të atin e ka brenda, po për drogë” tha ai. /Fjala.al/

Të fundit

Skandal në Vorë/Zbulohen ushqime të skaduara me etiketa false, arrestohen administratori

Policia e Shtetit, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Siguria Ushqimore”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin...

“Fundi është afër”/ Kabuli qyteti i parë i madh që do të mbetet pa ujë deri më 2030-n

Qyteti me gjashtë milionë banorë mund të mbetet së shpejti pa ujë, për shkak të ndryshimeve klimatike, sanksioneve dhe dështimeve në qeverisje, thonë ekspertët. Al...

Tetë orë, 250 këngëtarë…: “Veil of the Temple” i Tavener-it

Kush do të kishte guximin të vinte në skenë epikun koral të John Tavener-it? Ne bisedojmë me ekipin që qëndron pas inskenimit që hap...

Vranë Renis Dobrën, lihen në burg Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarin Renis...

Daily Express: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian për pushime në vitin 2025. Blogeri i njohur i udhëtimeve, ka sugjeruar Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV