Ndryshimi i sistemit zgjedhor, Pano Soko mbledh 50 mijë firma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përfaqësi e një grupimi prej 50 mijë firmëtarësh kanë nënshkruar për ndryshimin e sistemit zgjedhor.  Ata tentojnë dhe kërkojnë që sistemi nga ai me lista të mbyllura, ku për deputetët vendosin vetëm kryetarët, në një proporcional kombëtar ku për të zgjedhurit në kuvend vendosin me votën e tyre vetë qytetarët! Ky grupim ka dorëzuar në parlament një dokument të shkruar.

Dy nga drejtuesit e ‘Nisma Thurje’, Pano Soko dhe Endri Shabani, i lanë në duar bashkëkryetares së komisionit për reformën zgjedhore, Rudina Hajdari draftin që parashikon një demokratizim më të madh të parlamentit dhe për rrjedhojë edhe të jetës së brendshme të partive.

Në thelb propozimi kërkon një vartësi më të reduktuar të të zgjedhurve të popullit nga liderët e partive, një çlirim të vendimmarrjes politike nga dy njerëz të vetëm, Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Propozimi

Në thelb, propozimi parashikon një sistem elektoral të përafërt me atë të Kosovës, kur secila parti paraqit në votime një listë kandidatësh dhe pastaj janë zgjedhësit që vendosin se cilin prej tyre do dërgojnë në parlament dhe cilin do të djegin.

Por, ndryshimi i sistemit që qëndron në këmbë që pas përmbysjes së kushtetutës brenda një nate, në prill 2008, ku Rama dhe Berisha u morën vesh sipas parimit: “O ta kesh ti, ose unë gjithë pushtetin”, ka hasur edhe njëherë në kundërshtimin e dy kryetarëve të partive të mëdha.

Që në fillim Rama ka qenë kundër këtij versioni, duke u mbrojtur pas justifikimit se njëherë duhen bërë sugjerimet që ka bërë OSBE- ODHIR. Edhe Basha që në fillim e la një derë të hapur për ndryshimin e sistemit,  i është kthyer qëndrimit rigjid nga frika se mos humbet kontrollin mbi partinë.

Lexo edhe :  Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale

Në fakt, çfarëdo alibie që ka përdorur edhe PS edhe PD, nuk është aspak bindëse. Në thelb njësoj ato fshehin qëllimin që Rama dhe Basha të ruajnë kontrollin absolut mbi dy partitë respektive e për pasojë edhe mbi skenën politike në vend.

Pikërisht për këtë, iniciativa e Nisma Thurje, ndonëse ka pak gjasa të realizohet në praktikë, ka vlerë për të treguar se sa të ngjashëm janë lideri i rilindjes dhe gjoja kundërshtari i tij, se sa e marrin ata për bazë vullnetin dhe vendimmarrjen e qytetarëve, sa të vendosur janë për të penguar çdo lëvizje që gëlon jashtë kontrollit të tyre. Fjala.al/

 

 

Të fundit

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV