Rama pas kërcënimit të Iranit: Na bëri nder, miqësia me SHBA-të forcohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kërcënimit që udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei ka bërë për Shqipërinë ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Në një bashkëbisedim me gazetarët në Vjenë, Rama është shprehur se aleanca me SHBA është e panegociueshme.

Shqipëria ka strehuar muxhahedinë të cilët përfaqësojnë një lëvizje opozitare iraniane në mërgim që synon të rrëzojë Republikën Islamike.

“Së pari kjo është një temë dhe një çështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Kemi marrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare. Një aleancë strategjike të panegociueshme me SHBA për të mikpritur dhe hapur dyert një grupi njerëzish që janë në rrezik për jetën. Si dhe në marrëveshjen e bërë ata janë në Shqipëri në vazhdën e një misioni humanitar.

Ne kemi jetuar në diktaturë dhe e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat dhe sa janë të observuar për të kontrolluar gjithçka, për të asgjësuar çdo kundërshtar në gjithë globin. Shqipëria diktatoriale ishte vend shumë i vogël me resurse minimale përballë Iranit të sotshëm dhe kishte një kundërspiunazh të jashtëzakonshëm që vepronte në gjithë territorin dhe eliminonte ‘armiqtë’ e vendit.

Kjo nuk ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë, dhe nuk kemi pse të besojmë këtë sepse jemi në kontakt permanent me aleatët. Kur bie puna te derigjenca jemi në duar të sigurta sa i përket. S’kemi arsye objektive që ka një ekspozim të veçantë por jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces.”- tha Rama./Fjala.al

Të fundit

Trump tallet me Trudeau dhe ’emëron’ ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e Kanadasë!

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, u tall përsëri me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në mesazhet e Krishtlindjea, në...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish-kryeministri i këtij vendi (Emri+Foto)

Ish-kryeministri indian Manmohan Singh ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Singh ishte një nga kryeministrat më jetëgjatë të Indisë dhe ai u konsiderua arkitekti i reformave...

Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?

Nga Ylli Pata Koncepti i tyre i luftës antikorrupsion është thjesht të sulmojnë kundërshtarin, jo vetëm në partinë e opozitës, por dhe brenda partisë së...

“Opozita e Lindës”: Mesazhi i koduar i Edi Ramës për ambasadorët e perëndimit

Mesazhi për opozitën e Lindës, nuk është gjë tjetër veçse një sfidë e hapur, një përgjigje direkte ndaj ofertës së dhënë nga amerikanët për...

Kreu i OBSH-së dhe stafi i tij i shpëtojnë sulmeve të Izraelit në Jemen

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ishte në aeroportin e Sanaa të Jemenit, kur aeroporti u godit nga sulmet...

Lajme të tjera

Web TV