Rrëzimi i avionit/ Irani refuzon të dorëzojë kutitë e zeza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një avion ‘Boeing 737’ i kompanisë ‘Ukraine International Airlines’, me rreth 180 pasagjerë është rrëzuar sot në Iran.

Irani ka refuzuar tu dorëzojë specialistëve ndërkombëtarë kutitë e zeza të avionit duke rritur dyshimet se avioni të jetë rrëzuar si pasojë e ndonjë sulmi terrorist.

Deklarata zyrtare e lëshuar nga Ukraina tregon se informacionet paraprake kanë qenë jozyrtare.

“Informacionet rreth asaj se çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin e aeroplanit po sqarohen nga Komisioni. Çfarëdo deklarate që flet lidhur me shkaqet e aksidenti përpara vendimit të komisionit nuk është zyrtar”, thuhet në deklaratën e re të autoriteteve ukrainase.

Deklarata e parë që ishte publikuar në faqen e Ambasadës së Ukrainës e që është fshirë, ka përjashtuar sulmin terrorist si shkak të incidentit, duke thënë se informacionet preliminare flasin për një problem në motorin e aeroplanit.

Sipas FlightRadar24, shërbim për gjurmimin e fluturimeve raportohet se avioni u rrëzua dy minuta pas ngritjes. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pas konfirmimit të viktimave u shpreh se po punohet për të sqaruar rrethanat e tragjedisë.

Është bërë i mundur identifikimi i viktimave, nga ku mësohet se 82 janë iranianë, 63 kanadezë, 11 ukrainas (përfshirë ekuipazhin), 10 suedezë, 4 afganë, 3 gjermanë dhe 3 britanikë./Fjala.al

Të fundit

Homazhet për Dhimitër Anagnostin, Rama nderon ikonën e artit shqiptar në TKOB (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ishte mes personaliteteve që morën pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe...

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve...

Kliket e adoleshentëve: Stefën Shore shndërroi në magji përditshmërinë e Nju Jorkut

Para se të gjente famën në moshën 17 vjeçare duke fotografuar “Factory”-n e Andy Warhol-it, Shore endet në qytet me aparatin e tij. Ai...

Ilir Meta kërkon lirinë, caktohet seanca e radhës në Apelin e GJKKO-së

Seanca e radhës për shqyrtimin e ankimimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të mbahet më 8 shtator në orën 10:00...

Demokratë… dilni mbushni sheshet! Mos prisni magjistarin që do rrëzojë Ramën

Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe ti bashkohen kauzës opozitare për rrëzimin e qeverisë Rama. Sipas tij është...

Lajme të tjera

Web TV