Sulmi i Iranit/ Mblidhet me urgjencë BE: Të ulen armët, të nisë dialogu

Bashkimi Evropian është mbledhur me urgjencë pas sulmit të Iranit ndaj bazave amerikane.

Në një takim të jashtëzakonshëm të Komisionerëve të BE-së, Ursula von der Leyen tha se  Bashkimi Evropian “nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të provuar të mbajë gjallë marrëveshjen bërthamore iraniane.”

Gjithashtu edhe Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme Evropiane, Josep Borrell u shpreh se situata aktuale rrezikon përpjekjet e viteve të fundit dhe ka implikime për koalicionin anti-ISIS.

Ai nënvizoi edhe faktin se ka ftuar ministrin e Jashtëm të Iranit Zarif në Bruksel për të diskutuar mbi sutuatën e marrëveshjes bërthamore dhe mbi tensionet e përshkallëzuara me SHBA-në.

Ndoshta së shpejti do të kemi një takim për të analizuar së bashku situatën e marrëveshjes, një instrument mbi të cilin BE ka bërë shumë përpjekje për ta ruajtur atë pas tërheqjes së ShBA”, është shprehur Borrell./Fjala.al/