Transporti, sa lekë në muaj paguajnë shqiptarët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Familjet shqiptare shpenzojnë rreth 5100 lekë në muaj për transport. Për frymë, kjo shumë fiksohet në 1387 lekë në muaj, ose 16.600 lekë në vit. Të dhënat janë bërë të ditura në anketën e buxhetit të familjeve, që u referohet të dhënave të vitit 2018.  Shpenzimi për transport përbën rreth 6.8% të totalit të shpenzimeve të një familje. Po në Europë sa është kjo përqindje? Eurostat ka publikuar të dhënat më të fundit, ku thotë se, në Europë, norma mesatare e shpenzimeve familjare për transport përkthehet në 13.2% të shpenzimeve totale, dy herë më shumë se familjet shqiptare.

Kjo normë është e barabartë me 1.1 trilionë euro, 7.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të të gjithë Bashkimit Europian, ose 2200 euro për frymë. Në vendin tonë kjo shifër fiksohet në vetëm 134 euro për frymë, ose 16 herë më pak se mesatarja e Bashkimit Europian.

Sa i përket shpenzimeve për transportin mbi totalin e shpenzimeve familjare, Shqipëria krahasuar me Europën është e parafundit, vetëm me Sllovakinë më keq, ku norma fiksohet në 6.6%. Në vend të parë në Europë ndërkohë, është Sllovenia, me shpenzimet për transport të familjeve në 16.9% të totalit.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV