Policia Rrugore e qarkut Tiranë, bënë me dije se kanë arrestuar dy drejtues automjetesh, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore për t’i shpëtuar gjobitjes.
Në rrugën “Ndre Mjeda”, 58-vjeçari, F.M , ishte duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurisë. Me qëllim shmangien e gjobës ai është munduar të korruptojë Policët.
Gjithashtu, në rrugën “Konferenca e Pezës” është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale Xh. T., 21 vjeç, i cili i ka ofruar Policit të qarkullimit një shumë lekësh, me qëllim mosvijimin e procedurave administrative ndaj tij.
Dy drejtuesit e mjeteve të kapur në kushte flagrance, do të përballen me veprën penale, “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërkohë janë duke u ndjekur procedurat administrative.
Njoftimi Policisë:
Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës godet dy raste të mitëdhënies.
Në pranga dy drejtues mjetesh, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative, tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore.
Në funksion të patrullimeve në zona të ndryshme të Tiranës, rrugorët e kryeqytetit kanë ndaluar në rrugën “Ndre Mjeda” drejtuesin e mjetit me iniciale F. M., 58 vjeç, i cili po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë dhe gjatë kontrollit policor, me qëllim shmangien e penalizmit, ai i ka ofruar agjentit verifikues një shumë lekësh.
Gjithashtu, në rrugën “Konferenca e Pezës” është ndaluar drejtuesi i mjetit me iniciale Xh. T., 21 vjeç, i cili i ka ofruar agjenti verifikues të qarkullimit një shumë lekësh, me qëllim mosvijimin e procedurave administrative ndaj tij.
Në të dy rastet, efektivët e Policisë Rrugore kanë bërë arrestimin e dy drejtuesve të mjeteve në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe janë bërë procedurat administrative për kundërvajtjet e konstatuara./Fjala.al
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/793342744513769/?__xts__[0]=68.ARANtdqSetdVtbifPzifUBwk_p0AXQU9tBsGM5NJUCtyB1l4hzQaLRQ13JT-FLanPDjl0flCLcCqMXbmPP4_Xis7CsRMT7YORNFyX1FbybrmZx8d5oARIJJr8m6s9boGvT4a4E7o-4oo7WyN6RJWLS6KoIJDwr01SDTMYRDjxGieAcNwDgQt6mDq_4np2bHxw2uF-RCRAN973o7FEmweWg3ajFCvO0a58w2_pI8qRvxMiTf7czrGAeHQRrAspVO441myZUb3FNUVcG2So9b2y7qqkPW_7SgKDpxNEIrtldSapiB68O7QkUw0xKLVcxqUBzCjl04CB7HHOqr5mpk5ChEarN18utTaZhA_s-Lm&__tn__=-R