Disa këshilla për detoksifikim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur është i nevojshëm detoksifikimi trupi dërgon sinjale të qarta mbi nevojën e pastrimit dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Simptomat më të zakonshme që tregojnë se keni nevojë për një dietë detoks janë: tretja e dobët apo e ngadaltë, metabolizmi i ngadaltë, lodhja, disponimi negativ dhe natyrisht – Candida (myku).

Trajtimi Detox është efektiv vetëm kur është i plotë, pra i plotësuar me ushqim natyral e organik, si dhe shprehi të reja të shëndetshme. Ndërprerja e ushqimeve pa vlera ushqimore dhe e sheqernave të përpunuara, është shprehia më e mirë që i ruan pastruesit kryesorë të organizmit: mëlçinë dhe veshkat.

Nxitja e tretjes dhe shpejtimi i metabolizmit

Për një tretje të përmirësuar dhe metabolizëm më të shpejtë, ushqimet organike dhe aktiviteti fizik janë trajtimet e duhura.

Pini më shumë ujë dhe çarja bimorë të pasheqerosur. Hani më shumë perime të gatuara, perime me kokrra të plota dhe bishtajore me shtimin e farave të lirit, vajrave me presion të ftohtë dhe erëza të tilla si xhenxhefili. Stimulimi i tretjes do të jetë më i lehtë me tinkturat bimore të hithit ose luleradhiqes.

Pastrimi natyral i zorrëve

Si të pastrojmë organizmin në mënyrë natyrale? Me një fjalë – fibrat.

Ju këshillojmë që për smoothie e pije të preferuara, të përdorni bishtajore të plota, më shumë fara, e sidomos luspat e psylliumit gjenial. Psyllium është stimulant i fortë i detoksit të zorrëve, duke ju ndihmuar në probleme të tretjes.

Rekomandohet që këto pije të pihen menjëherë për shije e eksperiencë më të këndshme.

Image result for psyllium

Shtesë e përsosur diete për Turbo Detox

Chlorella – kjo algë e fuqishme jeshile blu është një super pastrues që duhet të konsumohet çdo ditë për rezultate pozitive për detoks.

Lexo edhe :  Heraklioni, qyteti i fundosur: a mund të përsëritet historia?

Probiotikët janë zgjedhje e mençur për të mbështetur sistemin e tretjes, në veçanti nëse jeni nën regjimin Detox Candida. Trajtojeni organizmin tuaj me probiotikë natyral dhe me ushqime të fermentuara sikurse: miso, daikon dhe qiqra.

Image result for qiqra smoothie

Trupi juaj ka nevojë për pastrim dhe pushim nga ushqimet e pijet e tepërta, lodhja dhe toksinat në përgjithësi për të paktën 4 javë. Kujdesuni për trupin tuaj dhe lërini organet vitale sikurse mëlçia, veshkat e organet e tretjes, të detoksifikohen e të kthehen në formën e tyre më të mirë.

Të fundit

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Erdogan telefonon Putinin! Çfarë i tha presidenti turk?

Turqia mbështet përpjekjet për të vendosur një paqe të përhershme në Ukrainë, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve. Kështu i tha Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan...

Lajme të tjera

Web TV