Ekstradimi i Harun Çelik/ Eurodeputetja i kërkon llogari Ramës dhe Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekstradimi i mësuesit turk Harun Çelik, nga Shqipëria drejt Turqisë, i cilësuar si gylenist,  ka trazuar edhe politikën evropiane.

Eurodeputetja rumune, Ramona Strugariu i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.

Eurodeputetja kërkon përgjigje lidhur me procedurat që janë ndjekur për ekstradimin e Harun Çelik drejt Turqisë në lidhje me Ligjin Ndërkombëtar dhe Evropian si dhe si u krye ky operacion.

Sipas eurodeputetes, Tirana zyrtare duhet t’i japë informacion se çfarë është bërë me kërkesën e Harun Çelik për azil në Shqipëri.

Letra e Ramona Strugariut për Ramën dhe Metën

Shkelqësia juaj,

Kemi ndjekur me shqetësim të thellë çështjen e shtetasit turk Harun Çelik, i cili u largua nga Shqipëria më 1 janar 2020 në Turqi, ku akuzohet për mbështetje kriminale ndaj të lëvizjes së klerikut turk Fetullah Gylen.

Do të donim t’ju pyesnim për disa qartësime lidhur me çështjen e Z.Çelik si dhe situatën e tij ligjore, për sa i përket ligjeve europiane dhe ndërkombëtare për ekstradimet, kthimin e shtetasve në vendet e huaja si dhe mbrojtjen e azil- kërkuesve.Ju lutem ndani me ne rrethanat e qarta si dhe bazat ligjore mbi të cilat ky operacion është kryer, veçanërisht pasi autoritetet shqiptare pretendojnë se ky operacion është kryer bazuar mbi të gjitha procedurat e dëbimit të një shtetasi të huaj në vendin e tij.

Do të donim t’ju pyesnim për më shumë qartësi në lidhje me procedurën e azilit që ka kërkuar Harun Çelik, nëse kërkesa e tij është përpunuar nga autoritetet shqiptare në momentin që u largua hapat që u ndoqën për këtë procedurë.

Legjislacioni shqiptar për azilantët dhe të huajt, ligji nr. 121/2014  dhe ligji 108/ 2013 i njohin të drejtën një azilanti ose një të huaji i cili ndodhet jashtë shtetit të tij dhe që ka një frikë të madhe persekutimi për arsye politike, si parimi i mosshlyerjes, dhe ofron të drejtën e apelimit të një vendimi për dëbim, heqjes së urdhrave ose esktradimit, në përputhje me zotimet e Europiane dhe Ndërkombëtare të marra nga Republika e Shqipërisë. Për më tepër, legjislacioni shqiptar ndalon dëbimin e një azilkërkuesi përpara vlerësimit të llojit të aplikimit.

Lexo edhe :  Fëmija 2 vjeç bie nga kati i tretë i një hoteli në Rinas

Mbi gjithë këto rrethana, ne duam të dimë nëse të gjithë këto procedura janë aplikuar dhe nëse iu dha e drejta Harun Çelik për të apeluar ndonjë vendim për dëbim kundër tij.

E dyta, ne duam të pyesim nëse autoritetet turke kanë përdorur formalitetet për një procedurë ekstradimi , nëse Gjykata shqiptare e ka vlerësuar këtë kërkesë dhe në ndikimin e autoriteteve turke në gjithë procesin e riatdhesimit të Harun Çelik.

I bëjmë thirrje Shqipërisë që ka nënshkruar Konventën e Këshillit Europian për Ekstradimet, ku në artikullin 3, ndalon të gjitha format e ekstradimeve politike.

Në fund, Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian në vitin 2014. Vetëm një vit më parë Shqipëria ka hedhur kryer një Reformë në Drejtësi, në administratë dhe në ekonominë e saj, në kuadër të përpjekjeve të vendit për anëtarësim në BE, dhe Parlamenti Europian e ka mbështetur në këto përpjekje. Artikulli 19, paragrafi 2, i Kartës Europiane për të Drejtat e Themelore deklaron qartë se ‘Askush s’mund të dëbohet, të ekstradohet apo të largohet nga nëj shtet kur ka një rrezik serioz që ai ose ajo mund të dënohet dhe me vdekje, torturë ose të tjera forma ç’njerëzore apo dënimi.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV