“Nuk ishte aksident, Irani ‘goditi gabimisht’ aeroplanin e Ukrainës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media amerikane raportojnë se Irani goditi gabimisht aeroplanin ukrainas me 176 persona që u rrëzua të mërkurën pranë Teheranit.

Sipas medieve amerikane, Boeing 737-800, Ukrainian Airlines International u godit nga një raketë.

Rrëzimi i avionit erdhi vetëm disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza ajrore që strehonin forcat amerikane në Irak.

CBS News duke cituar inteligjencën amerikane tha se një satelit zbuloi “goditjen” infra të kuqe të dy raketave, të ndjekura nga një tjetër goditje e një shpërthim.

Ndërkohë, Newsweek citoi një burim nga Pentagoni, gjithashtu një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane, por edhe një zyrtar të inteligjencës irakene duke thënë se ata ishin të bindur se avioni ukrainas u godit nga një raketë “Tor” e prodhuar nga Rusia.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se “kam dyshimet e mia” mbi aeroplanin. “Dikush mund të ketë bërë një gabim,” tha presidenti Trump.

Burimi: BBC  Përshtati Fjala.al

Të fundit

Prenga: SHBA do ndërhyjë në Iran! Prençi: Mund të ketë përshkallëzim

Sulmet Izrael-Iran janë diskutuar edhe mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv. Ish zv/shefi i shtabit të...

Panik në aeroportin grek, avioni përplaset me objektin në pistë

Momente paniku përjetuan pasagjerët e një fluturimi të Ryanair nga Londra Stansted drejt Kalamatës, kur avioni u përplas me një pengesë në pistë gjatë...

Si e konsideron Shqipërinë Izraeli? Përgjigjet gjenerali izraelit

Gjenerali izraelit Amir Avivi në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Top Story” në Top Channel foli për konfliktin e armatosur me Iranin. Sipas Avivi, Izraeli...

Berat, Makina përfshihet nga flakët, zjarrfikësit shmangin përhapjen e zjarrit

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën e Mimiasit, në fshatin Rroshnik të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30...

Imazhet satelitore, si e kanë dëmtuar sulmet e Izraelit reaktorin bërthamor iranian

Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publikuara sot nga Maxar Technologies tregojnë dëme në kompleksin e reaktorit të ‘ujit të rëndë’...

Lajme të tjera

Web TV