SHBA nuk ndalet, ekzekuton një lider taleban në Afganistan

Të paktën 60 civilë u plagosën në një sulm me avionë amerikanë, duke synuar eliminimin e një komandanti të lartë të grupeve talebane në provincën perëndimore të Afganistanit.

Komandanti i Talibanëve, i quajtur Mulla Nangyalay u vra në rrethin Shindand afër kufirit me Iranin, tha të enjten zëdhënësi i guvernatorit provincial Herat, Jailani Farhad.

Sipas njerëzve, mbi 60 civilë u vranë dhe u plagosën në operacion,” i tha Toryalai Tahiri, nënkryetari i këshillit provincial Herat, për median lokale afgane TOLO News.

Duke cituar Ëakil Ahmad Karkhi, një anëtar i këshillit provincial Herat, TOLO News raportoi se “civilët janë vrarë dhe plagosur së bashku me luftëtarët e Mullah Nangyalai” në një sulm amerikan të mërkurën.

Një burim i lartë i policisë provinciale tha se sulmi ajror i së mërkurës ishte kryer nga një dron amerikan.

Misioni i NATO-s në Afganistan, i tha agjencisë së lajmeve AFP se nisi “një sulm ajror mbrojtës në mbështetje të forcave afgane”, me një zëdhënës që konfirmon pjesëmarrjen e SHBA në operacion.

Fraksioni kryesor i Talibanëve ka negociuar me Uashingtonin për më shumë se një vit mbi tërheqjen e trupave amerikane në këmbim të garancive të sigurisë nga grupi i armatosur, që mund të hapë rrugën për bisedime paqeje brenda-afgane.