Tatimi mbi pagën, ja sa lekë na mbahen nga rroga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personat që marrin pagë nga 40-50 mijë lekë në muaj i kanë lënë buxhetit të shtetit 1.3 milionë lekë si tatim mbi të ardhurat personale. Janë rreth 70 mijë punonjës, të cilët përbëjnë rreth  11 % të të ardhura nga taksa mbi të ardhurat. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave gjatë vitit 2018 janë grumbulluar 12,8 miliardë lekë prej arkëtimeve të TAP, por 2,3 miliardë lekë ose gati 19 për qind e të ardhurave janë grumbulluar nga kategoria e punonjësve me pagë mesatare 60-70 mije leke në muaj. Në këtë fashë të pagës e cila pagoi më shumë taksa llogariten 48,842 tatimpagues.

Numri më i lartë të punësuarve që paguajnë sigurime i takojnë fashës poshtë 30 mijë lekë në muaj. Të dhënat tregojnë se nën këtë fashë rezultojnë rreth 328 mijë tatimpagues, por ato paguajnë në  zero tatim për pagën pasi janë të përjashtuar nga TAP. Kategoria tjetër me numrin më të lartë të tatimpaguesve të TAP janë punonjësit me paga mujore bruto 40-50 mijë lekë në muaj. Kjo fashë numëron 69,238 tatimpagues, të cilat kanë paguar 1,3 milionë lekë ose 11% të totalit të TAP të grumbulluar më vitin 2018.

Personat më pagë mujore bruto 60,000-70,000 lekë në muaj kanë paguar më shumë se kategoritë e tjera të rrogëtarëve tatim mbi pagën. Edhe pse nuk janë më të shumtë në numër në 12 kategoritë e ndarjes së pagave ata kanë paguar gjatë vitit 2018 rreth 19 për qind të Tatimit mbi të Ardhurat Personale . Vetëm për 10 mijë lekë diferencë kategoria që ka rroga bruto 60-70 mijë lekë në muaj ka kontribuar 40% për qind më shumë në të ardhurat e grumbulluara në buxhet.

Lexo edhe :  Shqipëria s’po rregullon dot imazhin në sytë e investitorëve të huaj

 

Më pas përqindjen më të madhe të të ardhurave totale të tatimit mbi pagën e paguan punonjësit më rroga mujore 50-60 mijë lekë në muaj. Kjo kategori në vitin 2018 e përbërë nga 56,886 tatimpagues derdhi në buxhet 1.9 miliardë lekë ose 15.6 për qind të totalit te të ardhurave nga TAP. Kategoria me paga 30-40 mijë lekë në muaj, bashkë me të punësuarit me paga mbi 120 mijë lekë në muaj kishin kontributin më të ulët në të ardhurat totale të TAP.

Rreth 577 mijë persona që marrin rroga 30-40 mijë lekë në muaj paguan 577 milionë lekë në vitin 2018 ose 4.6 për qind të totalit ndërsa 5117 tatimpagues me paga të larta mbi 120 mijë lekë paguan 670 milionë lekë ose 5.6% të totalit të TAP më 2018.

Të fundit

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Kokalari: Berisha pranoi një “krim shtetëror”, por vetë urdhëroi vrasjen e protestuesve

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar në platformën “X” pas deklaratës së sotme të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili u pyet mbi një çështje...

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një raporti nga Insider UA. Këto...

Lajme të tjera

Web TV